Hailey Bieber mahniti 38.5 milionë ndjekësit e saj në Instagram të shtunën (30 tetor) teksa rikrijoj kostumet më të njohura të Britney Spears për Halloween.

Përpjekja ambicioze rezultoi në katër veshje të ndryshme të yllit të popit që shtriheshin nga 1998 deri në 2001.


Modelja 24-vjeçare mishëroi momentet e ikonës së muzikës, duke filluar nga videot muzikore më të mira të Britney deri tek kopertina e saj klasike e revistës “Rolling Stones”.

haileybieber 249892301 662774491796366 3022781440162287093 n Foto: Hailey Bieber/Instagram

Udhëtimi në kohë i Hailey-t filloi me një rikrijim të pamjes për videoklipin e Britney “Baby One More Time”.

Hailey nuk kurseu asnjë detaj teksa pozoi para një sërë dollapësh me pulovër gri, këmishë të bardhë me kopsa dhe gërsheta.

haileybieber 250831416 612005043453108 2183295234855601567 n Foto: Hailey Bieber/Instagram

Ylli i modës madje shtoi një lidhës dhe stilolaps si rekuizita për fotosesionin e saj, duke i bërë jehonë skenës së parë të famshme të videos kur Britney pret të bjerë zilja e shkollës.

79aa5023bdf3b2666293c5f0bc1c29bb Foto: Jive Records

Duke u siguruar që të mos i ikë asnjë detaj, Bieber ngjante me pamjen e përzier të rinisë, pafajësisë dhe mërzisë së Britney, shkruan DailyMail.

E bukur dhe kreative, modelja përfshiu edhe një ‘gif’ në lëvizje për të zgjeruar portretizimin e saj të këngëtares.

haileybieber 250228563 1762460790609138 3554081927851412074 n Foto: Hailey Bieber/Instagram

Hailey gjithashtu veshi një mini-fund të zi, çorape deri tek gjuri dhe këpucë të zeza të trasha me një detaj argjendi.

Duke vazhduar rikrijimet e këngëtares, bukuroshja e lindur në Arizona vazhdoi me paraqitjen e Britney në videoklipin “Oops!...I Did it Again”.

haileybieber 250458806 187502420225111 3735805532097039193 n Foto: Hailey Bieber/Instagram

Modelja veshi një trupore lëkure me ngjyrë të kuqe e ngjashme me atë që këngëtarja u shfaq në klipin e njohur.

Duke kompletuar pamjen, flokët e theksuar bjonde të Hailey-t ishin stiluar në një pjesë anësore, ndërsa pjesa tjetër shtriheshin poshtë gjoksit të saj.

rs  191217210723 58948ttt6 Foto: Jive

Më tej ishte kopertina e diskutueshme e “Rolling Stone” e vitit 1999 e realizuar nga David LaChapelle, në të cilën një moshën 18-vjeçare, Britney Spears mbajti një telefon të bardhë në njërën dorë ndërsa në tjetrën një ‘teletubbies’ ngjyrë vjollce.

Hailey rikrijoi pamjen, e shtrirë në një çarçaf sateni ngjyrë rozë, me pantallona të shkurtra bardhë dhe zi me pika.

haileybieber 251282731 1175875456271062 2774906616409535789 n Foto: Hailey Bieber/Instagram

Ajo shihet e veshur me sytjena të zeza me dantella dhe një këmishë të bardhë të hapur teksa shikon kamerën me një pamje të këndshme. Hailey ua pa me balluke brune ndërsa flokët e gjatë i la lëshuar pas kokës.

Dhe së fundi, bashkëshortja e Justin Bieber arriti pikë kryesore duke imituar Spears në videoklipin monumental muzikor “Slave 4 U”. Ajo solli pamjen e saj joshëse nga videoklipi i nxehtë dhe provokues i vitit 2001.

Screenshot 28 6

24-vjeçarja tregoi figurën e saj të tonifikuar në sytjena rozë dhe të brendshme të ngjashme të veshura mbi pantallonat lëkure më ngjyrë të zezë, ashtu siç bëri artistja e famshme, ndërsa modelja u kujdes deri në detajin e fundit në kompletimin e dukjes.

“Gëzuar Halloween. Koncerti i parë në të cilin kam shkuar ishte ai i mbretëreshës Britney Spears dhe që atëherë jam tronditur”, ka shkruar modelja në mbishkrimin e imazheve. /Telegrafi/

haileybieber 249669791 1524767411189076 5586707515832439375 n Foto: Hailey Bieber/Instagram

haileybieber 250324001 4875716079113857 8136278445339233911 n Foto: Hailey Bieber/Instagram

MV5BNTc5YWIyNmUtNDdhYi00NzJkLWFjY2YtYjA1Yjc3ZDM2YmQ0XkEyXkFqcGdeQXVyNDg4MjkzNDk@. V1 Foto: Britney Spears/Slave 4 U