LAJMI I FUNDIT:

Hahn: Zhgënjim ekstrem mos dakordimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Hahn: Zhgënjim ekstrem mos dakordimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Komisionari i Zgjerimit, Johannes Hahn e cilësoi si “një zhgënjim ekstrem”, mos arritjen e dakordësisë mes udhëheqësve të vendeve të BE për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

“Udhëheqësit e Bashkimit Evropian nuk arritën të zbatojnë angazhimin e tyre për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Këshillin Evropian”, tha Hahn.

Ky, shtoi Hahn, “është një zhgënjim ekstrem. BE tani duhet të sqarojë se sa serioz është angazhimi i tyre për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE”.


“I falënderoj të gjithë ata që natën e kaluar vunë gjithë peshën e tyre për të arritur një vendim me rëndësi të madhe strategjike për BE dhe për dërgimin e një sinjali shprese tek qytetarët e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ai.

“Siç u tha tashmë në Luksemburg: Ky nuk është një moment lavdie për BE. Refuzimi i njohjes së përparimit të provuar do të ketë pasoja negative, përfshirë rrezikun e destabilizimit të Ballkanit Perëndimor, me ndikim të plotë në BE”, tha Hahn.

“Është përgjegjësia jonë tani të qëndrojmë me vendet, qytetarët e të cilëve janë të me të drejtë të zhgënjyer në maksimum”, tha Hahn. Ai u shpreh se, “do të vazhdojë të bëjë gjithçka në fuqinë time për t’i mbështetur ata. Integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor është dhe mbetet një politikë e rëndësishme strategjike, në interesin tonë të ndërsjellë”./atsh/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori