LAJMI I FUNDIT:

Hahn: Pres që gjatë fundit të muajit maj KE të japë rekomandim pozitiv për Maqedoninë e Veriut

Hahn: Pres që gjatë fundit të muajit maj KE të japë rekomandim pozitiv për Maqedoninë e Veriut

Hahn dha intervistë para mbledhjes që do të mbahet të hënën në Berlin në organizimin e kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryetarit francez Emanuel Makcron si dhe përfaqësues të Ballkanit Perëndimor.

“Anulimi dhe mospranimi i përparimit objektiv i vendeve kandidati do të kishte pasoja dramatike për shtetet. Kjo do të nxisë domino efekt negativ”, theksoi Hahn, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai pret që muajin e ardhshëm Komisioni Evropian të japë rekomandim pozitiv për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me hapjen e bisedimeve për anëtarësimin me Bashkimin Evropian.


“Rrezik do të ishte nëse Maqedonia e Veriut i refuzohet apo anulohet hapja e bisedimeve për anëtarësim”, tha Hahn duke shtuar se nëse ai vend mbetet i dëshpëruar pas kontestit 30 vjeçar rreth emrit dhe krahas reformave të zbatuara, atëherë ekziston rreziku për destabilizim të brendshëm me pasoja për gjithë rajonin.

Vendet anëtare të BE-së do të marrin vendim në bazë të vlerësimit të tanishëm politik, siç është zgjidhja e çështjes së emrit rreth Greqisë në rastin me Maqedoninë e Veriut, dhe përparimi në reformat në gjyqësi në Shqipëri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori