Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Flaka Krelani, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin "Xing me Ermalin".

Bashkë me motrën e saj, komentatoren e futbollit Qeqa Krelanin, dy motrat kanë rrëfyer detaje interesante nga jeta e tyre.


Ndër të tjerash, Flaka u ndal duke treguar një histori të çuditshme nga fëmijëria esaj, duke thënë se i pëlqente që t'i hante çakmakët.

"Unë kur kam qenë e vogël më ka pëlqyer t'i hajë shkrepëzet, më pëlqente shumë shija, baruti më pëlqente", ka thënë Krelani.

E njëjta ka pohuar se ka një raport shumë të mirë me motrën e saj, e cila ka qenë përkrahëse e madhe në karrierën e saj.

Flaka gjatë emisionit interpretoi live para publikut, gjersa tregoi aftësi shumë të mira edhe në imitim të këngëtareve me famë botërore. /Telegrafi/