Manchester City ka fituar titullin e nëntë në histori të klubit dhe të tretin radhazi në Ligën Premier.

Padyshim që më meritori për këtë titull kampioni është sulmuesi norvegjez Erling Haaland që ka realizuar 36 gola e ka dhuruar shtatë asistime në 34 ndeshje zyrtare në Ligën Premier.


Sulmuesi norvegjez ka festuar titullin me Cityn, teksa ka folur për këtë të arritur.

Screenshot 2 64

“Është joreale. Nuk di çfarë të them. Jam shumë i lumtur. Këto kujtime do t’i mbaj mend gjatë gjithë jetës sime, nuk di çfarë të them. Është e veçantë".

"Do ta shijoj këtë ditë. Është e mrekullueshme. Sezoni debutues, 36 gola, trofe në Ligën Premier dhe dy finale të tjera. Jo keq", tha Haaland.

City ndodhet edhe në finalen e garës më të madhe evropiane për klube Ligës së Kampionëve, si dhe në finalen e Kupës FA.

Haaland ka qenë i jashtëzakonshëm këtë edicion, ku në 50 ndeshje zyrtare me fanellën e Citizens ka realizuar 52 gola e ka asistuar në tetë të tjerë në të gjitha garat. /Telegrafi/

telegrafi sport app