Aktorja Nurgul Yesilcay është parë teksa ka pasur një darkë romantike me të dashurin, Necati Kocabay.

Dyshja e kinematografisë turke tashmë kanë vendosur që të kurorëzojnë lidhjen e tyre me një martesë.


Sipas burimeve të Haberturk, Necati tashmë i ka propozuar bukuroshes dhe kjo e fundit e ka pranuar me kënaqësi duke thënë "Po".

2406094 e4c7a056c902560297b121d7e0f6b18d

Madje, dyshja ka nisur përgatitjet për dasmë që pritet të mbahet në qytetin e Stambollit, në prani të miqve dhe familjarëve.

Theksojmë se aktorja që njihet më mirë në Kosovë si Gylsereni, tashmë pas vetes ka lënë një martesë me Cem Ozerin.

Ndryshe, Yesilcay është duke punuar në projekte të reja të serialeve që po shfaqen me sukses në kanalet televizive turke dhe më gjerë. /Telegrafi/

2406094 f12a9b4f7e5424a281ede096288106b4