Këngëtari amerikan, Blake Shelton, ka bërë një ndryshim të ri në dukje dhe e gjithë kjo falë të dashurës së tij, Gwen Stefani.
Transformimi i fundit i flokëve të Blake duket sikur është frymëzuar nga ‘Tiger King’.
Stefani i ka dhënë të dashurit të saj, Blake Shelton një prerje flokësh drejtpërdrejt në televizion.
Ky i fundit ishte duke bërë një paraqitje në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” të hënën dhe Gwen ndërpreu intervistën për t’i dhënë flokëve të tij një zbukurim.
“Ne jemi mjaft të vetë-mjaftueshëm këtu. Në të vërtetë, ne kishim një orar të cilin e bëmë për sot dhe nuk mendoj se mund ta shtyjmë më gjatë, kështu që …”, ka thënë Blake para se Gwen të vinte për të ia rregulluar flokët.
“Unë do të ndihmoj Blake të rritë flokët e tij, kështu që ne e kishim planifikuar tashmë që sot është dita e prerjes së flokëve”, vazhdon më tej ajo.
Ndërkohë që Blake vazhdoi ta bënte intervistën në mes të procesit të prerjes së flokëve. /Telegrafi/