Guvernatori i Bankës Qendrore, Ahmet Ismaili me bashkëpunëtorë ka takuar Drejtorin për marrëdhënie ndërkombëtare të Autoritetit britanik të Mbikëqyrjes Financiare (FCA), Ruairi O’Connell.
Sipas njoftimit, Guvernatori Ismaili dhe Zëvendësguvernatori Dardan Fusha në këtë takim shpalosën planet e BQK-së në funksion të realizimit të objektivave dhe Planit Strategjik, me fokus funksionin e ri për mbrojtjen e konsumatorit dhe praktikat e mbikëqyrjes së tregut në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve financiare në vend.
“Gjatë këtij takimi, Guvernatori Ismaili diskutoi mundësinë e lidhjes së një marrëveshje bashkëpunimi në krijimin e infrastrukturës ligjore dhe teknike, metodologjitë dhe qasjen e avancuar britanike, në gjithë-përfshirjen financiare, mbrojtjen e konsumatorëve, shërbimet digjitale financiare, kripto-asetet, tregjet e kapitalit dhe çështje tjera. Po ashtu, është biseduar edhe për shkëmbimin e informative nga tregjet respektive rreth hyrjes së investitorëve potencial në treg apo performancës së tyre”, thuhet në komunikatën për media.
Pjesë e diskutimit bëhet e ditur se ishin edhe vizitat ndërmjet dy institucioneve me qëllim të ndarjes së njohurive gjatë pjesëmarrjes së ndërsjellët në punëtori të fokusuara dhe konferenca që avancojnë praktikat dhe standardet e kësaj fushe.
“O’Connell shprehu gatishmërinë për të trajtuar mundësinë e mbështetjes së BQK-së në realizimin e objektivave dhe planeve të institucionit më të lartë financiar në vend, të parapara sipas mandatit kushtetues dhe ligjor. Në fund, Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen e institucionit që drejton për mbështetjen e Britanisë së madhe, në veçanti Bankës së Anglisë dhe Autoritetit Mbikëqyrës Financiar për sistemin financiar dhe BQK-në përmes programeve të mbështetjes me asistencë teknike dhe projekteve në vijim”.
Ndryshe, O’Connell nga viti 2015 deri në vitin 2019 ka shërbyer në detyrën e Ambasadorit të Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
“Një erë fryn, këtu ndalet rryma”, bizneset e dëmtuara nga ndërprerjet e energjisë
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?