LAJMI I FUNDIT:

‘Gucci’ e fiton titullin e brendit më të popullarizuar në botë

‘Gucci’ e fiton titullin e brendit më të popullarizuar në botë

‘Gucci’ është tani brendi më i popullarizuar në botë, duke ia marrë titullin kompanisë ‘Off-White’.

Një raport i ri nga platforma e modës botërore, ‘Lyst’, ka analizuar shprehitë e blerjes online të më shumë se pesë milionë blerësve përgjatë 12,000 dizajnerëve dhe dyqaneve – ndërkaq ka marrë në konsideratë kërkimet, shfletimet dhe blerjet për të shpallur brendin më të popullarizuar të modës, transmeton Telegrafi.

Sipas këtij raporti, 6 milionë blerës kanë kërkuar për një çantë, rrip apo këpucë të brendit ‘Gucci’ nga periudha tetor-dhjetor – ku çanta ‘Gucci Soho Disco’ dhe rripi me logo të brendit janë radhitur si produktet më të ‘nxehta’ të këtij brendi.


Në foto: Çanta ‘Gucci Soho Disco’

Dhe lirisht mund të thuhet se brendi italian i modës do të mbetet në krye të listës, titull të cilin e kishte pasur edhe në vitin 2017 – pasi që kompania ‘Lyst’ ka zbuluar se dy aksesorë ‘Gucci’ janë shitur më shumë se tetë produkte tjera (në top 10-she) së bashku.

Brendi ‘Off-White’, i cili e kishte mbajtur vendin e parë për një periudhë të shkurtë nga tetori deri në dhjetor të vitit të kaluar, tani është renditur në vend të dytë, ndjekur pas nga brendi ‘Balenciaga’ – brend i cili ka pasur një moment viral në rrjete sociale kur Michelle Obama ishte shfaqur me këpucët Moncler dhe Fendi.

Në foto: Michelle Obama me këpucë të brendit Balenciaga

Sa i përket produkteve, ato të mbathjes ende janë kategoria lidere, ku këpucët i zënë 6 nga 10 vende me më së shumti shitje.

Kjo është lista e plotë me 10 brendet më të popullarizuara të modës:

1. Gucci

2. Off-White

3. Balenciaga

4. Moncler

5. Fendi

6. Versace

7. Stone Island

8. Vetements

9. Valentino

10. Burberry. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Vetëm femra më e bukur në botë mund të veshë sytjena që sfidojnë gravitetin

Vetëm femra më e bukur në botë mund të veshë sytjena që sfidojnë gravitetin

Moda
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Gjithë ç’duhet të dini për gjakun në ngjyrë kafe gjatë periodave

Gjithë ç’duhet të dini për gjakun në ngjyrë kafe gjatë periodave

Këshilla dhe arsye
Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi

Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi

Shtatzëna
Si t’i vizatoni vetullat në vetëm disa hapa dhe ta zbukuroni gjithë fytyrën? Përpara jush është një udhëzues i qartë

Si t’i vizatoni vetullat në vetëm disa hapa dhe ta zbukuroni gjithë fytyrën? Përpara jush është një udhëzues i qartë

Grim
Sa janë përmasat reale të Kim Kardashian? A është beli i saj vërtet aq i hollë

Sa janë përmasat reale të Kim Kardashian? A është beli i saj vërtet aq i hollë

Kalo në kategori