LAJMI I FUNDIT:

Guardiola ka një rregull unik të transferimeve që e ka përcjellur gjatë tërë karrierës së tij

Guardiola ka një rregull unik të transferimeve që e ka përcjellur gjatë tërë karrierës së tij

Pep Guardiola ka një rregull unik sa i përket transferimeve që e ka aplikuar në të gjitha klubet që ai i ka menaxhuar.

Tekniku katalan ka fituar 34 trofe në karrierën e tij të bujshme duke drejtuar klube si Barcelona dhe Bayern Munich dhe tani me Manchester Cityn.

Si shkak i arritjeve të tij të mëdha në botën e futbollit, shumë persona e cilësojnë atë si trajnerin më të mirë në histori të futbollit.


Guardiola ka ndihmuar shumë në evoluimin e futbollit me stilin e tij të lojës që është i veçantë nga ai i trajnerëve të tjerë.

Rodri: Duam ta bëjmë Man Cityn aq të madh sa Liverpooli
Lexo po ashtu Rodri: Duam ta bëjmë Man Cityn aq të madh sa Liverpooli

Dhe për gjithë informacionin dhe faktet që dikush mund të ketë ditur, ekziston një detaj sa i përket strategjisë së tij në transferime, që jo secili prej nesh e ka ditur.

Secili trajner ka lojtarët e tyre favorit që i merr me vete kur transferohen tek një klub i ri.

Harry Redknapp e bëri me Peter Crouch, Jermain Defoe dhe Niko Kranjcar, ndërsa Jose Mourinho dhe Carlo Ancelotti, nënshkruan me emra si Nemanja Matic dhe James Rodriguez në tri raste të ndryshme.

Është shumë interesante kur shohim se Guardiola nuk ka nënshkruar me një lojtar më shumë se një herë gjatë karrierës së tij.

Man City dhe Liga Premier 'bien dakord për datën e gjykimit' mbi 115 akuzat për shkeljen e Fair Play Financiarit
Lexo po ashtu Man City dhe Liga Premier 'bien dakord për datën e gjykimit' mbi 115 akuzat për shkeljen e Fair Play Financiarit

Ai ka menaxhuar lojtarë të ndryshëm në klube të ndryshme, duke përfshirë emra si Nolito dhe Thiago Alcantara por kurrë nuk ka nënshkruar me ta dy herë.

Sidoqoftë, Guardiola ka bërë 94 nënshkrime të reja gjatë karrierës së tij sipas Transfermarkt dhe është mjaft i zoti kur flasim për rifreskimin e skuadrës dhe adaptimin e lojtarëve të rinj në ekip.

Mrekullisht, Guardiola e ka tejkaluar mundësinë për t’u ribashkuar me lojtarin më të mirë që ka menaxhuar ndonjëherë, Lionel Messin.

Në një libër të ri të titulluar God Save Pep i shkruar nga autori Marti Perarnau, një gazetar i afërt me Guardiolën, ka pretenduar se dyshja kanë pasur një takim në shtëpinë e Messit në Barcelonë.

Lionel Messi 'iu lut Guardiolës që ta transferonte atë te Man City' në mesazhet e rrjedhura nga WhatsApp
Lexo po ashtu Lionel Messi 'iu lut Guardiolës që ta transferonte atë te Man City' në mesazhet e rrjedhura nga WhatsApp

Messi raportohej se e ka pyetur shpeshherë mikun e tij Sergio Agueron se për sa kohë do të qëndronte Guardiola tek “Qytetarët”.

Gjatë bashkëbisedimit, Guardiola mendohet t’i ketë thënë Messit: “Në Mançester ne stërvitemi shumë dhe unë mund të bëjë biseda të gjata. Ndoshta do të mërziteni nga kjo”.

Messi kishte vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij tek Barcelona atë kohë dhe më pas përfundoi duke nënshkruar për Paris Saint-Germain./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamja e tyre i thotë të gjitha: Shikoni reagimet e fëmijëve që dalin me lojtarët në fushën e ndeshjeve të Euro 2024

Pamja e tyre i thotë të gjitha: Shikoni reagimet e fëmijëve që dalin me lojtarët në fushën e ndeshjeve të Euro 2024

Përfaqësueset

"Një nga lojtarët më të rrezikshëm" - Toni Kroos tregon se cilit lojtar të Spanjës i frikësohen më shumë

Përfaqësueset
Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka

Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka "ekip të ri dhe papërvojë"

Përfaqësueset
Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Përfaqësueset
Punoi gjashtë vite te Man City, ish-asistenti i Guardiolës suspendohet me një vit për shkak të basteve

Punoi gjashtë vite te Man City, ish-asistenti i Guardiolës suspendohet me një vit për shkak të basteve

Premier League
Euro 2024 një

Euro 2024 një "minierë ari" - ku shkojnë paratë, sa fitojnë federatat, klubet, lojtarët dhe gjyqtarët

Përfaqësueset
Kalo në kategori