Guardiola dhe Palmer kishin një bisedë pas ndeshjes - tifozët pretendojnë se e dinë çfarë i tha trajneri lojtarit

Cole Palmer është zhvilluar si futbollist në akademinë e klubit të Manchester Cityt , por nuk arriti të zë vend në formacionin startues të ekipit të parë të Qytetarëve. Në vitin 2023 ai u transferua te Chelsea për 48 milionë euro në mënyrë që të merrte më shumë ndeshje. Ky transferim e justifikoi plotësisht çmimin e tij, pasi anglezi shënoi 22 gola dhe dhuroi 11 asistime në 33 ndeshje të Ligës Premier.

Për shkak të performancës së tij, Chelsea nënshkroi një kontratë të re me Cole Palmer deri në vitin 2033, duke ia rritur ndjeshëm pagën. Kjo është kontrata më e gjatë e një futbollist në historinë e futbollit anglez. Pas ndeshjes së parë të Chelseat për sezonin e ri, Palmer u takua me ish-trajnerin e tij Pep Guardiola.


Nga
Telegrafi
19/08/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































