Brenda vilës trekatëshe të mbushur me nënkalime, të Enver Hoxhës, gjithçka është thuajse ashtu siç ishte kur lideri komunist i Shqipërisë u nda nga jeta në 1985.
Sipas të përditshmes britanike “The Guardian”, asokohe Hoxha sundonte me diktaturë staliniste, në vendin që e kish shndërruar në një prej më të izoluarve dhe më represivëve në botë.
Në erën e komunizmit, e gjithë zona rreth shtëpisë së Hoxhës ishte e izoluar nga policia dhe agjentë sekretë. E njohur si Blloku, zona funksiononte si një lloj Kremlini pa mure, në zemër të Tiranës, rezervuar për elitën e partisë dhe familjet e tyre.
Tani, shkruan “Guardian”, blloku është një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, e mbushur me bare, klube nate dhe restorante. Në mesin e tyre, është edhe shtëpia fantazmë e Hoxhës, e paprekur dhe e mbyllur për publikun.
Shqipëria e ditëve të sotme, shkruan “Guardian”, kërkon anëtarësimin në BE pas shumë vitesh në të cilët njerëzit kanë preferuar të harrojnë të shkuarën.
Por, tani shqiptarët po provojnë të përballen me trashëgiminë e diktatorit dhe po mendohet si të hapet shtëpia e diktatorit për publikun. Brenda saj, muret janë dekoruar me art socialist, shumë dhoma janë pajisur me televizorë shqiptarë të vjetër, dyert e dhomës së gjumit të diktatorit kanë veshje që izolon tingujt, ndërsa në bodrum ka një pishinë dhe një derë sekrete që çon në një tunel në të cilin Hoxha “paranojak” mund të largohej në rast sulmi.
Kryeministri Edi Rama, nënvizon “Guardian”, po mendon prej kohësh për dilemën se çfarë duhet të bëjë me shtëpinë, pasi edhe druhet se do të ishte njësoj e papërshtatshme si mbajtja në gjendjen aktuale, ashtu edhe shkatërrimi i plotë.
“Është e vështirë të gjesh një zgjidhje të mirë, kur e shkuara është ende aty por ti i shërben të ardhmes”, thotë ai.
“Guardian” shkruan se edhe ndërtesa të tjera që simbolizojnë regjimin e Hoxhës janë rikonceptuar për përdorim publik, ndër të cilat edhe zyrat qendrore të sigurimit, që tani janë kthyer në muze. Po ashtu edhe bunkerët. Tani, janë aktuale ndërkohë planet për të transformuar piramidën e ndërtuar në fund të viteve 80 si një muze për diktatorin e ndjerë. Por pavarësisht planeve të mëdha, nuk ka ende një monument të denjë për viktimat e Hoxhës, shkruan Guardian.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Vetmia e të qenit i moskuptuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Orwell-e1723117781240-780x439.jpg)
Vetmia e të qenit i moskuptuar
![Sekretet e zotërimit të rolit më kërkues në operë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Norma01-780x439.jpg)
Sekretet e zotërimit të rolit më kërkues në operë
![Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Sindhi-780x439.jpg)
Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej
![Eksporti i Njeriut të Ri: Dhunë, vjedhje, nepotizëm, ryshfet, ligësi ...](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Shqiperia91-780x439.jpg)
Eksporti i Njeriut të Ri: Dhunë, vjedhje, nepotizëm, ryshfet, ligësi ...
![Dy heronjtë e flamurit drejt Vlorës, përmes Myzeqesë…](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/12/Boletini-e1543871954201-780x439.jpg)
Dy heronjtë e flamurit drejt Vlorës, përmes Myzeqesë…
![GJUHA SHQYPE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/02/Ndre-Mjeda-e1519125626968-780x439.jpg)
GJUHA SHQYPE
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe