Rrëzimi i Qeverisë Kurti dhe formimi i ekzekutivit të ri i ka lënë pa poste në institucione krerët e Lëvizjes Vetëvendosje. Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Arben Vitia dhe Haki Abazi që bashkërisht në zgjedhjet e vitit kaluar i kanë marrë mbi 300 mijë vota, e të cilët kanë mbetur jashtë legjislativit.
Mungesa e tyre në parlament, duke mos qenë as në ekzekutiv po shihet se ka lënë zbrazëtira të mëdha brenda grupit parlamentar të ish partisë në pushtet. Këtë e thotë për KosovaPress edhe vet deputeti i kësaj lëvizje, Artan Abrashi.
Abrashi tha se edhe në statin e tyre, VV-ja nuk është një organizatë politike që e kufizon veprimtarinë vetëm brenda institucioneve.
“Po ndjehet mangësia e figurave kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, por një gjë e di se Lëvizja është një organizatë politike që veprimtarinë̈ e saj nuk e kufizon vetëm brenda institucioneve. Ne edhe me statutin e organizatës e kemi që përfaqësimin institucional është vetëm njëra prej metodave të veprimtarisë politike. LVV-ja është një organizatë shumë hiperaktive. Vazhdimisht ka aktivitete dhe aksione të ndryshme. Të gjithë anëtarët, përfshirë dhe drejtuesit e organizatës do të kenë vendin e tyre ku do të na përfaqësojnë denjësisht”, tha ai.
Se grupi parlamentar i VV-së është më mangët pa krerët e tyre e thotë edhe Arton Demhasaj nga organizata joqeveritare, “Çohu”.
“Në aspektin e cilësisë, apo kualitetit besoj që po është shumë më e dëmtuar. Në parlament tashmë nuk e kemi liderin e LVV-së, zotëri Kurtin. Nuk kemi ish deputetët që kanë qenë në legjislaturat e kaluara që kanë udhëheq komisione siç është zonja Haxhiu, zotëri Konjufca e të tjerë që kanë post ministrore në qeveri dhe nuk mundet të kthehen në kuvend”, thotë ai.
Ndërkaq, Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, thotë se deputetët e rinj të Vetëvendosjes duhet të shfrytëzojnë mungesën e këtyre figurave për të bërë opozitarizëm të fuqishëm.
“Lëvizja Vetëvendosje ka një grup të mirë të deputetëve që janë të rinj në moshë dhe energjik. Ata do të shfrytëzojnë mirë mungesën e figurave qendore të partisë në mënyrë që të dëshmohet dhe të bëjnë një opozitarizëm të fuqishëm”, thotë ai.
Në fillim të legjislaturës së shtatë dhe me marrjen e pushtetit, figurat kyçe të VV-së u bartën në ekzekutiv. Kjo bënë që ata të humbin mandatin e deputetit. Ndërkaq me rrëzimin e qeverisë Kurti dhe formimin e qeverisë Hoti, ata kanë mbetur pa poste në institucione./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?