LAJMI I FUNDIT:

Grubi do të ligjërojë gazetari, Osmani kthehet në profesionin e mjekut, ndërsa Gërkovska në MPB – çfarë do të punojnë ish-ministrat

Grubi do të ligjërojë gazetari, Osmani kthehet në profesionin e mjekut, ndërsa Gërkovska në MPB – çfarë do të punojnë ish-ministrat

Ish-ministrat në Qeverinë e Dimitar Kovaçevskit, Bujar Osmani, Artan Grubi, Sllavica Gërkovska, Risto Penov, Azir Aliu dhe Kaja Shukova nuk do të kërkojnë apanazh dhe do të kthehen në vendet e mëparshme të punës.

Bojan Mariçiq dhe Jeton Shaqiri tashmë kanë dorëzuar kërkesa për apanazh, ndërsa ministra të tjerë nga kabineti i ish-kryeministrit Dimitar Kovaçevski tashmë janë deputetë ose kanë dalë në pension.

Ish-ministrat Fatmir Besimi, Krenar Lloga dhe Kreshnik Bekteshi ende nuk janë deklaruar nëse do të kërkojnë apanazh, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Grubi do t’i rikthehet profesionit të tij të vjetër në Universitetin e Tetovës si profesor i gazetarisë, ndërsa bashkëpartiaku i tij Bujar Osmani, do të kthehet në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive.

Gërkovska kthehet në postin e saj në MPB, Shukova mbetet e punësuar në Ministrinë e Mjedisit Jetësor, ndërsa Penov dhe Aliu në biznes privat.

Për rreth 40 ish-zyrtarë deri më tani janë miratuar apanazhe, prej të cilëve 36 ish-deputetë. Kjo do të thotë se këta zyrtarë në 12 muajt e ardhshëm do të marrin të njëjtën pagë që kanë marrë si ministra, deputetë, drejtorë të ndërmarrjeve publike, ndërsa kjo pagë është nga 1500 deri në 2000 euro në muaj.

Pothuajse të gjithë ish-ministrat e LSDM-së, Oliver Spasovski, Bllagoj Boçvarski, Jovanka Trençevska, Ljupço Nikollovski, Fatmir Bytyqi, Sllavjanka Petrovska dhe ish-drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike Sanja Lukarevska, së bashku me Kovaçevskin janë bërë deputetë në përbërjen e re parlamentare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori