LAJMI I FUNDIT:

Gruaja jug-koreane kalon testin e saj të vozitjes në provën e saj të 960-të, krejt kjo pasi shpenzoi 12,500 euro

Gruaja jug-koreane kalon testin e saj të vozitjes në provën e saj të 960-të, krejt kjo pasi shpenzoi 12,500 euro

Një grua nga Koreja e Jugut më në fund kaloi testin e saj të vozitjes në përpjekjen e saj të 960-të, pasi shpenzoi më shumë se 12,500 euro (11,000 funte) për të marrë patentën e saj.

Cha Sa-soon, 69 vjeçare, për herë të parë testin me shkrim e provoi në prill 2005 dhe pasi dështoi për herë të parë, ajo vazhdoi ta rimerrte atë çdo ditë, pesë ditë në javë, për tre vjet – me gjithsej 780 përpjekje.

Më vonë ajo filloi të merrte testin vetëm dy herë në javë derisa më në fund e kaloi – përpara se të kalonte në testin praktik, shkruan Mirror, përcjell Telegrafi.


Ajo e kaloi testin e shoferit pasi u përpoq 10 herë – që do të thotë se kaloi 960 provime në total para se të merrte më në fund patentën.

Gruaja nuk u dorëzua pasi i duhej patent shoferi për biznesin e saj të shitjes së perimeve. Sipas raporteve, ajo shpenzoi pothuajse 12,500 euro (11,000 funte) për të siguruar patentën e saj të drejtimit.

Instruktori i saj i vozitjes në Auto Shkollën e Jeonbuk tha se u ndje i lehtësuar kur Cha Sa-soon më në fund mori patentën. Ai deklaroi: “Kur ajo më në fund mori patentën e saj, të gjithë dolëm duke brohoritur dhe e përqafuam, duke i dhënë lule”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Virale
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

Interesante

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante
Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante
Kalo në kategori