LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e Bashar al-Assadit po lufton me jetën?

Gruaja e Bashar al-Assadit po lufton me jetën?

Drama familjare rreth diktatorit të rënë sirian Bashar al-Assad mori një kthesë të re pasi gruaja e tij u raportua se po përballej me një betejë shëndetësore.

Daily Telegraph i Londrës raportoi se Asma al-Assad është “e sëmurë rëndë” nga leukemia akute mieloide, një sëmundje me të cilin ajo ishte raportuar për herë të parë se kishte luftuar në maj.

Babai i saj kishte deklaruar se ajo “po merr trajtimin më të mirë të mundshëm”, por nuk kishte sugjeruar se sëmundja ishte një rrezik për mbijetesën e saj.


Bëhet e ditur se Asma, 49 vjeç, është izoluar nga bashkëshorti dhe fëmijët e saj për të shmangur infeksionin teksa po trajtohet në Moskë, ku familjes al-Assad i është dhënë azil nga presidenti rus Vladimir Putin.

Korrespondenti i Telegraph, Ben Farmer, citoi dy burime, njëri prej të cilëve kishte folur drejtpërdrejt me familjen al-Assad “javët e fundit”, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

“Asma po vdes”, tha ai burim.

“Ajo nuk mund të jetë në të njëjtën dhomë me askënd”, shtoi ai.

Gruaja e Assadit diagnostifikohet me leukemi - mjekët e izolojnë nga familja
Lexo po ashtu Gruaja e Assadit diagnostifikohet me leukemi - mjekët e izolojnë nga familja

Burimi i dytë tha: “Kur leukemia kthehet, është e keqe. Ajo ka qenë 50/50 në javët e fundit”.

Pretendimi se Asma “po vdes” vjen pasi babai i saj mohoi se ajo po kërkonte një divorc nga burri i saj pas rënies së regjimit në Siri.

Dr. Fawaz Akhras tha se këto raporte ishin “të rreme” dhe gjithashtu tha se “ajo po merr trajtimin më të mirë të mundshëm”.

Ndryshe, raporti i fundit ofron një pasqyrë të re në drejtimin drejt rënies së papritur të regjimit të al-Assadit pas pesë dekadave të një diktature të përgjakshme të drejtuar nga Damasku.

Asma al-Assad u njoftua se kishte trajtuar kancerin e gjirit në vitin 2019 dhe më pas leukeminë në maj të këtij viti.

Ajo kërkoi trajtim fillimisht në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe më pas në Moskë.

Familja al-Assad tani janë mysafirë të shtetit rus, megjithëse raportohet se marrëdhëniet e tyre me Putinin janë bërë më të ftohta.

Kjo pasi rënia e regjimit ishte një goditje gjeopolitike për presidentin rus. /Telegrafi/