LAJMI I FUNDIT:

Gruaja australiane i merr mbi 150 pije në një dërgesë të pashpjeguar

Gruaja australiane i merr mbi 150 pije në një dërgesë të pashpjeguar

Një grua nga Sydney i Australisë po provon që të zgjidhë një mister pasi që në shtëpinë e saj arriti një dërgesë me pije që arrijnë vlerën e qindra dollarëve, e ku përfshihen pije si Gatorade, Powerade, Coca Cola dhe Fanta.

Laura Rafferty, apo siç njihet në TikTok “@carismaraffs”, përmes profilit të saj në këtë platformë tha se pijet filluan të arrijnë që nga 22 prilli përmes DoorDash, dhe dërgesat vazhduan të arrijnë edhe në ditët në vijim, duke çuar shifrën në 150 shishe.

Rafferty bëri të ditur se ajo kontaktoi DoorDash-in, dhe se i ishte thënë se ajo mund t’i mbaj shishet, por identiteti i person i cili porositi pijet mbetet ende një mister, shkruan UPI, transmeton Telegrafi.


@carismaraffs Ive had over 125 bottles of the same drink left at my door in 30 different deliveries .. #gaterade #powerade #sydney #delivery #story ♬ original sound – Carismaraffs

Tutje ajo shtoi se numri i telefonit i cili ishte përdorur për porosinë e pijeve nuk kishte qasje.

“Është diçka e çuditshme, dhe ende po mundohem që të gjejë përgjigje”, deklaroi Rafferty.

Ajo tha se përfundoi duke dhuruar disa nga pijet për North Bondi Surf Life Saving Club. /Telegrafi/