LAJMI I FUNDIT:

Gripi sezonal ka zbrazur klasat nëpër shkolla në Kumanovë

Gripi sezonal ka zbrazur klasat nëpër shkolla në Kumanovë
Foto: Ilustrim

Gripi sezonal që ka prekur fëmijët ka zbrazur klasat nëpër shkolla. Njësoj është edhe në Kumanovë ku numri i nxënësve në bankat shkollore është ulur dukshëm. Më shumë se 120 kontrolle realizohen çdo ditë vetëm repartin e pediatrisë të Spitalit të Përgjithshëm në Kumanovë.

Pediatrja Ferihane Bajrami apelon deri tek prindërit që fëmijët me grip të mos shkojnë në shkollë deri në shërimin e plotë të tyre, në mënyrë që të ruhet shëndeti kolektiv nga përhapja e virusit.

“Kemi rritje të numrit edhe atë numër drastik të gripit sezonal sidomos shfaqet më shumë tek fëmijët të cilët janë në kolektive te fëmijët parashkollor dhe shkollor që gjenden çerdhe dhe shkollë. Zakonisht simptomat janë me temperatura të larta, kollitje disa me enterkolitje disa me pneumoni dhe bronhite të cilët kanë nevojë për trajtim intravenoz”, tha Ferihane Bajrami, pediatre.


Drejtoresha e shkollës fillore “Vëllezërit Milladinov” sqaroi se mungesa më e madhe e nxënësve është për shkak gripit sezonal, por evidente janë edhe raste me Covid-19. Sipas saj masat Covid respektohen nga personeli shkollës dhe nxënësve të klasave të larta, por jo edhe nga fëmijët e klasave të ulëta. Reagime ka nga nxënësit dhe prindërit për mbajtjen e maskave për shkak orarit të gjatë mësimor.

Të liruar nga maska janë vetëm nxënësit me udhëzim nga mjeku.

“Vazhdimisht në klasa kemi mungesa që mund të jenë për shkak të gripit sezonal, ndërsa tek më të vegjlit dhe varicelën (lija e dhenve), edhe atë tek klasa e dytë. Mbajtja e maskave tek më të vegjlit respektivisht nga klasa e pare deri tretë maskat janë të lëshuara nën mjekër, ata janë moshë më e vogël të cilët duan ti shfaqin emocionet e tyre, të përqafohen me shokët e tyre dhe të ndjejnë afërsi”, pohoi Jasminka Spasovska , drejtoreshë.

Ndryshe në rrjetet sociale është formuar grupi “Stop mbajtjes së maskave në shkollë” i cili ka lajmëruar edhe protestë me 24 dhjetor për heqjen e përdorimit të maskave në shkollë. Trajçe Petkovski mbështetës i kësaj iniciative për Tv21 tha se mbajtja e vazhdueshme e maskave është jashtëzakonisht e dëmshme për shëndetin e fëmijëve, sipas tij vendosja e maskave duhet të jetë zgjedhje e lirë individuale./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Kalo në kategori