LAJMI I FUNDIT:

Griezmann e pranon se Franca kishte frikë nga Danimarka: Shumë të lumtur me kualifikimin, krenar ta barazoj Zidanen

Griezmann e pranon se Franca kishte frikë nga Danimarka: Shumë të lumtur me kualifikimin, krenar ta barazoj Zidanen

Antoine Griezmann ka folur pas fitores 2-1 ndaj Danimarkës, ka shtoi se skuadra ishte e përgatitur për më të keqen, duke ditur se më herët kishin humbur përballje me danezët.

Grezimann që asistoi tek goli fitores, e dinte se ndaj Danimarkës nuk ishte e lehtë, pasi kishin humbur në tri ndeshjet e fundit.

“E dinim se do të ishte një ndeshje e komplikuar, humbëm tre herë në Ligën e Kombeve kundër Danimarkës, por sot luajtëm mirë, si skuadër, kush hyri bëri mirë, ishte një fitore e mirë”, deklaroi ylli francez.


Tani Griezmann ka 26 asistime për Francën, njësoj si Zidane dhe për këtë ai ndihet krenar.

“Jam shumë krenar për këtë, por vazhdoj të mendoj për punën si ekip, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Të gjithë kemi bërë një punë të jashtëzakonshme, të gjithë jemi të kënaqur me këtë kualifikim”, deklaroi Griezmann.

Franca pas dy fitoresh ka siguruar kualifikimin në raundin e eliminimit direkt në Kupën e Botës Katar 2022. /Telegrafi/

https://twitter.com/ancgrr/status/1596633228361826304

Në trend Sport

Më shumë
Euro gol nga distanca dhe lojtar i ndeshjes - Meriton Korenica i bën të gjitha te Cluj

Euro gol nga distanca dhe lojtar i ndeshjes - Meriton Korenica i bën të gjitha te Cluj

Ligat tjera
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori