LAJMI I FUNDIT:

Grida Duma: Të ndryshohet sistemi zgjedhor, lista të hapura

Grida Duma: Të ndryshohet sistemi zgjedhor, lista të hapura

Opozita kërkon ndryshim të sistemit. E ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, ish-deputetja e PD, Grida Duma thotë se propozimet e opozitës janë parlamenti dydhomësh, lista të hapura dhe prag më të ulët.

“Është folur për Parlament dydhomësh, është folur për lista të hapura, është folur për referendume të drejtpërdrejta dhe për një prag më të ulët. Flitet për të gjitha axhustimet që kanë të bëjnë me ndëshkimin e krimit elektoral. Të gjitha këto janë një paketë që shkon drejt ndryshimit të sistemit. Kjo është reforma zgjedhore. Nuk është disa rregullime në ligj të kodit elektoral. Unë e shikoj objektiv qëndrimin e PD dhe aleatëve opozitarë që e vënë theksin tek shenjat e vullnetit politik”, tha Duma.


Sipas saj, një sistem si ai i Kosovës është i përshtatshëm edhe për Shqipërinë.

“Për mua listat e hapura proporcionale kombëtare janë vlerë për Shqipërinë. Unë mendoj që sistemi i Kosovës është i përshtatshëm për Shqipërinë. Sepse mendoj se kredibiliteti i politikës është në ditën më të keqe. Shoqëria e ka izoluar politikën në pak njerëz, se njerëzit marrin pak pjesë në demokraci dhe kemi një demokraci shumë larg ndaj të drejtpërdrejtës. Pra sa kohë institucionet janë maliq dhe jo ligj minimalja që duhet të bëjmë është ti thërrasim njerëzit në demokraci të drejtpërdrejtë”, theksoi më tej ish-deputetja demokrate./lapsi.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori