Greva vazhdon, shërbimet private rrisin çmimet

Në konferencën e sotme për shtyp, përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, thonë se greva do të vazhdojë deri në plotësimin e marrëveshjes, e cila është nënshkruar në tetor të vitit të kaluar ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Federatës sindikale të Shëndetësisë së Kosovës.
Ndërkohë, këshilli grevist ka shprehur brengën për shkak se ordinancat private e kanë shfrytëzuar grevën për të rritur çmimet e shërbimeve, me ç’rast këshilli grevist u bëri thirrje shërbimeve private të shëndetësisë që mos ta keqpërdorin gjendjen e krijuar.
Nga
Telegrafi
28/02/2009
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































