Greva e transportit në Francë ka hyrë tashmë në ditën e 23 të saj dhe vazhdon të sjellë imazhe kaotike nga stacionet e trenave në Paris edhe këtë fundjavë, ndërsa sindikatat mbeten të vendosura të vazhdojnë aksionin e tyre kundër reformës së pensioneve të kërkuar nga qeveria franceze.
Një nga gjashtë trena të shpejtësisë së lartë, ishin në funksion të shtunën, përcjell Telegrafi.
Sindikalistët duket se nuk kanë ndër mend të tërhiqen, e pasi minuan planet e mijëra francezëve për Krishtlindje, po kërcënojnë edhe ato për vitin e ri.
Zëvendësministri i Transportit, Jean-Baptiste Djebbari akuzoi Konfederatën e Përgjithshme të Sindikatës së Punës, për një “kundërshtim sistematik ndaj çdo reforme”.
Në anën tjetër, shefi i sindikatës Philippe Martinez, tha se qeveria kishte shkaktuar që konflikti të zgjerohej në “kaos”.
E hyrë tashmë në ditën e 23 të saj, greva është më e gjatë edhe se ajo e famshmja 22 ditore, e dimrit 1995, kundër reduktimit të fondeve për mirëqenien sociale, kur në pushtet ishte Zhak Shirak. Atëherë, qeveria franceze u detyrua të tërhiqej nga planet. Ndërkohë, greva më e gjatë në Francë ka zgjatur për 28 ditë, përfshirë Krishtlindjet, në vitet 1986-1987.
Por, edhe një tjetër lëvizje, ajo e “Jelekëve të Verdhë”, nuk po ndalet. Këta të fundit, ndonëse më të reduktuar në numra se më parë, u mblodhën në Place de la Bourse në Paris, për javën e 59 të protestave, duke iu bashkuar punonjësve të hekurudhave dhe grevistëve të tjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës