LAJMI I FUNDIT:

Greqi: Të burgosurit shqiptarë futen në grevë urie, ankohen për shkelje të të drejtave

Greqi: Të burgosurit shqiptarë futen në grevë urie, ankohen për shkelje të të drejtave

Disa nga të burgosurit shqiptarë në Greqi, kanë njoftuar se kanë filluar një grevë urie.

Ata thonë se këtë po e bëjnë sepse sipas tyre u janë shkelur të drejtat që i takojnë për lirimin me kusht.

Në grevë janë futur edhe të dënuar të kombësive të tjera.


Përmes një deklarate, ata kërkuan nga ana e institucioneve të drejtësisë në Greqi që të merren masa për kërkesat e tyre.

Personat që kohën e kalojnë prapa grilave, kërkojnë që të rregullohet kuadri ligjor për lirimet me kusht, në mënyrë që së pari të zbatohet ligji që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, si dhe të mos cenohet e drejta që të trajtohen me ligjin me të butë.

Të dënuarit pretendojnë se drejtësia greke nuk e njeh të drejtën e lirimit me kusht, dhe se po i mban në burg në mënyrë të paligjshme.

Sipas informacioneve të disa prej të dënuarve ata kanë 1-2 vite që janë në pritje për të shqyrtuar kërkesat e tyre për lirim me kusht, ndërkohë janë afro 16 mijë të dënuar dhe paraburgosur që deri në fund të korrikut mund t’u bashkohen grevës./Tv Klan/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori