LAJMI I FUNDIT:

Greqi, 28 të akuzuar për kurdisje ndeshjesh: Mes tyre, presidenti i Olympiacosit

Greqi, 28 të akuzuar për kurdisje ndeshjesh: Mes tyre, presidenti i Olympiacosit

Këshilli i gjyqtarëve të lartë ka dërguar në bankën e të akuzuarve të Gjykatës së Krimeve, 28 persona të akuzuar për rastet e ndeshjeve të kurdisura të kampionatit grek të futbollit.

Midis tyre, me akuzën për ndryshimin e rezultatit të ndeshjeve të futbollit, ndodhet edhe Evangelos Marinakis, presidenti i klubit më të madh të Greqisë, Olympiacosit të Pireut, ndërsa i janë hequr tre akuza të tjera për të njëjtin veprim, si dhe akuza për pjesëmarrje në organizatë kriminale, duke u ndryshuar thjesht në formimin e një bande që kurdiste ndeshjet.

Ndaj biznesmenit Evangelos Marinakis, pronar anijesh tregtare dhe një prej njerëzve më të pasur në Greqi, do të vazhdojnë të ekzistojnë kushtet kufizuese që ka vendosur Prokuroria për të, si ndalimi i largimit jashtë shtetit, 200 mijë euro garanci, paraqitje në rajonin më të afërt të policisë, si dhe ndalimi i çdo pjesëmarrjeje që ka të bëjë me aktivitetet futbollistike të vendit.


Për krimin e ndryshimit të rezultateve të ndeshjeve akuzohen të 28 personat në fjalë, midis të cilëve ka edhe zyrtarë të lartë të Federatës greke të Futbollit (EPO), arbitra, trajnerë dhe ish-futbollistë nga klubet e Levadiakos, Panionios, Verias apo Atromitosit të Athinës.

Vendimi i Këshillit të gjyqtarëve të lartë për fillimin e gjyqit është dhënë 14 muaj pas aktakuzave të prokurorit të çështjes, pasi ka pasur dhjetëra apelime nga personat e akuzuar. /tch/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Ndërkombëtare
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori