Në Shtëpinë e Bardhë në Washington, sot ka pasur të mbahet takimi në mes Prishtinës dhe Beogradit për rifillimin e procesit të dialogut, i cili do të udhëhiqej nga Richard Grenell, Emisari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi.
Ky takim u anulua pasi pala kosovare ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë, kjo erdhi menjëherë pasi Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Presidentit të vendit, Hashim Thaçit, dhe krytearit të PDK-së, Kadri Veselit.
Ishte i pari Thaçi i cili e bëri të ditur mos pjesëmarrjen në këtë takim, pas tij doli edhe deklarata e kryeministrit të vendit, Avdullah Hoti, i cili tha se nuk do të shkojë në Washington pas aktakuzës së ngritur ndaj presidentit.
Grenell pas këtyre njoftimeve nga liderët kosovarë ka deklaruar se e respekton vendimin e Thaçit për mospjesëmarrje në takim pas aktakuzës.
Mbrëmë shqiptaro-amerikanët kanë mbajtur një takim virtual me Grenell në të cilin kanë diskutuar për qëndrimin e Trump për procesin e dialogut.
Njëri nga pjesëmarrësit në takim, Elmi Berisha, Kryetar i Vatras, ka thënë se ky ka qenë takim që ishte i paraparë kohë më parë por që u desh të mbahej në mënyrë virutale shkaku edhe i situatës së krijuar pas lajmit për propozim aktakuzën e ngritur për Thaçin dhe Veselin.
“Në këtë takim i rikonfirmua edhe një herë qëndrimi se presidenti Trump, ambasadori Grenell dhe administrata amerikane asnjëherë nuk ka tentu apo mendu që te bisedohet për ndamje të Kosovës apo ndërrim kufijsh. Pra ajo ka qenë një mendim apo spekulim mediave apo individëve të caktuar të cilët kanë mendu t`i japin kahje të ndryshme bisedimeve”
“Ky takim ka pas karakter ekonomik dhe nuk ka pas ndonjë agjendë që të kryhet brenda nate edhe ky ka qenë një spekulim i individëve”, ka thënë Berisha për Klan Kosova.
Martin Vulaj, Ish-drejtuesi i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për këtë takim në të cilin mori pjesë edhe ai deklaroi se vazhdimi i dialogut sipas Grenell është çështje javësh e jo çështje muajsh.
“Presidenti Donald Trump i ka thanë zotit Grenell që le ta provojnë edhe një herë në qoftë se mundesh me qit në binarë të duhur në qoftë se mund të bëjnë progres drejt asaj zgjidhje, përndryshe kemi nevojë të angazhojmë dikun tjetër”.
“Vazhdimi i dialogut sipas Grenell është çështje javësh e jo çështje muajsh”.
“Zoti Grenell ka thënë që në dialog ka dy karrika dhe është për palën kosovare me i mbush ato karrika si të iu thotë mendja atyre që kanë interes”, ka thënë Vulaj për Klan Kosova.
Në këtë takim ishin pjesëmarrës Martin Vulaj, Ish-drejtuesi i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Elmi Berisha kryetari i Vatrës, Ana Cenaj e cila e përfaqësoi komunitetin amerikano-shqiptarë në Dallas dhe Teksas, si dhe Uk Lushi nga Batalioni Atlantiku.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tentoi të arratisej dy herë me helikopter: Alket Rizai kërkesë gjykatës për t’u liruar nga burgu, dy herë i dënuar me burgim të përjetshëm

Remitenca, vota e lobim, pse nuk po shfrytëzohet diaspora e Kosovës në politikën e jashtme

BDI: Kundër shqiptarëve po zhvillohet një agresion institucional

Prokuroria zvicerane me detaje për tragjedinë e çiftit nga Kosova: Autori fillimisht ishte përballur me pronaren e shtëpisë

Arrestohet një person për shtytje në vetëvrasje, lidhur me vdekjen e dyshimtë në Lakrishtë

Përurohet pikë-kalimi i përbashkët kufitar Hani i Elezit - Bllacë, Kurti: Do të lidhen edhe më shumë dy shtetet tona

SHBA drejt miratimit të një rezolute historike për të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë, Osmani falënderon Kongresin

Kërkohet burgimi i babait e gjyshes në Berat, detyruan djalin të postojë video banale

Përleshen në një diskotekë në Prishtinë 5 vajza, në ikje e sipër aksidentojnë policen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër që la katër fëmijë jetim

Katër ditë para seancës, LVV në kërkim të numrave - mungojnë dy vota për qeverinë e re

Trump kishte pesë qëllime me tarifat - a ka arritur ndonjë prej tyre?

"Turqia është e gatshme të marrë përgjegjësinë për sigurinë evropiane", deklaron Erdogan

Salah mbajti një orë jashtëzakonisht të rrallë gjatë nënshkrimit të kontratës së re – ajo mund të blihet vetëm në disa vende

Projekt-rezoluta amerikane: Të ndalet pandëshkueshmëria e krimeve seksuale nga forcat serbe