Më 5 dhjetor 2025, Insta Innovation Center organizon Green Finance Day 2025, një ngjarje që mbledh ambasadorë, institucione financiare ndërkombëtare dhe kompani inovative për të diskutuar rolin e financave të gjelbërta në transformimin e ekonomisë evropiane.

Eventi hapet me fjalimet e Ambasadorit të Luksemburgut dhe Ambasadorit të Gjermanisë, të cilët do të prezantojnë qasjet evropiane për nxitjen e projekteve me ndikim pozitiv në klimë, energji dhe zhvillim të qëndrueshëm.


Pjesëmarrës në diskutimet kryesore janë edhe institucione të rëndësishme si IFC, EBRD, PCB Bank, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, si dhe kompania inovative InstaBuilt, të cilat do të ndajnë qasje konkrete për financimin e projekteve të gjelbërta, nga ndërtimi i qëndrueshëm, te përdorimi i materialeve të riciklueshme dhe modelet efikase të prodhimit që reduktojnë kostot dhe ndikimin mjedisor.

Green Finance Day është pjesë e Insta Innovation Series, një iniciativë që lidh financat, inovacionin dhe teknologjinë e ndërtimit me vizionin e ekosistemit të udhëhequr nga Pllana Capital, InstaBuilt dhe Cherry Communities, duke sjellë shembuj të aplikimeve reale të projekteve të gjelbërta në rajon.

Eventi mbahet në objektin modern të Insta Innovation Center, në autostradën Prishtinë - Mitrovicë (kilometri i 12), duke pozicionuar Kosovën si një destinacion të rëndësishëm për diskutime dhe zhvillime në fushën e financave të gjelbërta.

Në ditët në vijim, Telegrafi do t’ju mbajë të informuar me detajet dhe zhvillimet tjera rreth ngjarjes.

Detajet e eventit:

Data: 5 dhjetor 2025

Ora: 13:00 – 16:00

Vendi: Insta Innovation Center, Autostrada Prishtinë - Mitrovicë (12 km)