Mbi 30 gra janë emëruar ambasadore të reja të paqes.
Në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, gra të fushave të ndryshme kanë marrë titullin “ambasadore të paqes” nga Federata Universale e Paqes.
Në aktivitetin e mbajtur me temën ”Gratë, themel i paqes së qëndrueshme”, u tha se gratë janë themeli i paqes së qëndrueshme”.
Besarta Jashari, Ferdonije Qerkezi, Fahrije Hoti e Kumrije Prenku janë vetëm disa nga gratë që kanë marrë titullin e “ambasadores së paqes”.
Kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të FPU-së në Kosovë, Flora Brovina tha se për ndërtimin e paqes së sigurt, gratë kanë qenë shembull i rezistencës dhe institucion në vete.
“Gratë mbetën pa e ngrit zërin, pa ju pranuar merita, pa marrë edhe shpërblimin moral të tyre për punën që kanë bërë kësaj kohe. Isha shumë e lumtur kur tërë Këshilli votoi unanimisht i lumtur se ja kjo është shumë e mirë sepse vërtetë gratë mungonin. Emrat e juaj nuk janë të rastësishëm, nuk keni asnjë privilegje, ju vet jeni institucione në vete, prandaj jam shumë e lumtur që ndodhemi bashkë. Ju jeni shembulli më i mirë edhe në botë se si e mbajtëm jetën në Kosovën e rrënuar, se si arritëm që të ndërtojmë institucione paralele… Ne organizuam jetën sepse ishim në numër më të madh se burrat jo për arsyeje tjetër, përqindja e popullatës në kohën që po flas dhe në kohën që ju punuat ishte ndryshe nga kjo që është sot, sepse më shumë kishte gra se burra, pasi burrat ishin të detyruar të largohen nga Kosova për shkak të eksodit ekonomik por në vend të parë për shkak të eksodit politik dhe shtypjes së madhe”, ka thënë ajo.
Edhe drejtoresha e NDI në Kosovë, Nancy Soderberg theksoi se Kosova është duke vendosur gruan në qendër.
“Kosova është duke i vendosur gratë në qendër të luftës për ndryshim, për transparencë dhe me të vërtetë e vlerësojmë partneritetin dhe bashkëpunimin me qeverinë. Kosova është udhëheqëse në rajon, ka një numër të madh të deputeteve gra të cilat janë pjesë e parlamentit, 44 janë qe kanë marrë mandatin pa kuotë dhe ky është një ndryshim i shkëlqyeshëm. Kemi presidenten femër, nënkryetaren e parlamentit dhe udhëheqëse të komisioneve parlamentare. Jam shumë e lumtur që jam këtu dhe krenare që jam këtu jam. Akoma kemi rrugë të gratë për të bërë. Gratë e dinë që njerëzit që kanë paguar çmimin për luftë është shumë i madh”, tha ajo.
Presidenti i Federatës se Paqe Universale për Evropë, Jacques Marion tha se gratë janë themeli i paqes së qëndrueshme.
“Në kohët kur e tërë bota dhe në veçanti Evropa është duke u konfrontuar me një luftë tragjike dhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë në një jo-stabilitet që është krijuar dhe që mund të ketë pasoja tragjike dhe dua t’i nderojë udhëheqësit e këtij vendi që po mundohen të gjejnë një marrëveshje paqësore për krizën me të cilën po ballafaqoheni…Paqja duhet të bazohet në më shumë ligje, paqja duhet të bazohet në një familje ideale, në dialog, në pajtim, kulturë dhe dialogu duhet të bazohet dhe ta ketë qëllimin që të arrihet një e mirë madhështore. Të gjithë liderët e pranojnë që gratë e kanë një rol të rëndësishëm si agjente të paqes. Studimet kanë treguar që gratë janë paqe-bërse dhe negociatore më efikase të paqes. Shumë pak gra përfshihen në arritjen e paqes, mirëpo hulumtimet tregojnë që gratë ofrojnë një kualitet të pashembullt të arritjes së paqes”, ka përfunduar ai.
Gratë të cilat janë emëruar “ambasadore të paqes” janë Sanije Gashi, Vjosa Nimani – Zylfiu, Hanumshahe Ilazi, Greta Kacinari, Vjosa Dobruna, Luljeta Pula, Fahrije Hoti, Ajnishahe Azemi, Drita Statovci, Zahrije Podrimcaku, Merita Juniku, Naxhie Buqinca, Aferdita Saraqini, Time Kadrijaj, Ramize Salihu, Majlinda Kelmendi, Ferdonije Qerkezi, Safete Hadergjonaj, Selvije Halimi, Iliriana Jaka-Gashi, Kumrije Prenku , Xhemile Ruhani, Hava Shala, Myrvete Dreshaj, Safete Rugova, Albana Qiriqi, Shefkije Islamaj, Besa Buqinca, Motra Smile, Shpresa Gashi, Pranvera Badivuku, Edi Shukriu, Ramize Salia, Zake Prelvukaj, Myrvete Hoti Kosumi, Zahide Zeqiri dhe Besarta Jashari.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës