Për të nderuar kujtimin për gratë që kontribuuan për lirinë e Kosovës, në ndërtesën e Komunës së Prizrenit është hapur ekspozita “Gratë në rrugën e lirisë”, bashkë me promovimin e katalogut me të njëjtin emër.
Në këtë aktivitet të realizuar për nder të Festës së Flamurit përmes fotografive janë prezantuar momentet dhe kujtimet e rolit të rëndësishëm që gratë kanë luajtur në luftën çlirimtare, raporton Telegrafi.
Me këtë rast është theksuar se katalogu dhe ekspozita përbëjnë një përpjekje për të rikthyer në fokus historinë dhe sakrificën e shumë grave dhe vajzave që ishin pjesëmarrëse në betejat e ndryshme të UÇK-së në vitet 1998-1999.
“Kjo është dita kur i japim nderin dhe respektin e merituar grave të UÇK-së, heroinave të luftës, që luftuan për një Kosovë të lirë dhe të drejtë”, ka thënë ish-luftëtarja, Ramize Sinanaj-Shala.
Gjenerali shqiptar, Kudusi Lame ka shprehur mirënjohje për të gjitha gratë që kanë kontribuar në luftën e UÇK-së.
Ndërkaq kryetari, Shaqir Totaj ka apeluar për përmirësimin e pozitës së grave në shoqëri, raporton Telegrafi.
“Ndërtimi i shtetit tonë, institucioneve demokratike kërkon trajtimin e pozitës së grave në shoqëri. Prandaj apeloj për kujdes të veçantë në këtë drejtim”, ka thënë ai.
Pjesëmarrësit, mes të cilëve kanë qenë përfaqësues të institucioneve, familjeve të dëshmorëve, organizatave të dala nga lufta, veteranëve të UÇK-së dhe qytetarë, kanë pasur mundësi që të shohin fotografi dhe materiale që dokumentojnë sakrificat dhe angazhimin e grave të UÇK-së në rrugën e lirisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë takohet në Prizren me përfaqësuesit e komuniteteve jo-shumicë

Totaj diskuton partneritetin e ndërsjellë dhe aktualitetin politik me ambasadorin Orav

Kryetari Totaj dhe Ambasadori Orav vizitojnë shkollën e re në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame