Shumë gra dhe të dashura të sportistëve në fakt mburren me një bilanc më të madh bankar se sa gjysmat e tyre të zemrës.
Gruaja e Coleen Rooney, është një nga ato femra që fiton më shumë se sa burri i saj.
36-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve ka nënshkruar një marrëveshje milionëshe me Disney+ për një dokumentar që tregon gjithçka rreth jetës së saj kaotike me sportistin.
Ndërkohë Wayne, 36 vjeç, i cili menaxhon skuadrën e Major Soccer League DC United në Uashington, fiton 800,000 funte (940,00 euro) në vit.
Ajo nuk është gruaja e vetme e një sportisti që fiton më shumë se bashkëshorti i saj, pasi The Sun, së fundmi ka sjell një listë të çifteve të ngjashme:
Perrie Edwards (18 milionë funte/21 milionë euro) dhe Alex Oxlade Chamberlain (13.1 milionë funte/15.4 milionë euro)
Ylli i Little Mix, Perrie Edwards thuhet se ka grumbulluar një vlerë të madhe neto prej 18 milionë funtesh (21.2 milionë euro) që kur fitoi spektaklin “X Factor” me anëtaret e tjera të grupit si: Jade Thirlwall, Leigh-Anne Pinnock dhe Jesy Nelson në vitin 2011.
Kjo për shkak të meritave të saj për kompozimin e këngëve dhe marrëveshjeve të panumërta me markat e famshme si “Schwarzkopf” dhe “USA Pro” – dhe ajo ndoshta do të fitojë edhe më shumë kur të nisë biznesin e saj të modës “Disora”.
Ndërkohë, i fejuari i saj futbollist në Liverpool FC, Alex Oxlade-Chamberlain thuhet se ka një vlerë neto fitimesh prej 13.1 milionë funtesh (15.4 milionë euro) dhe merr një pagë javore prej rreth 120,000 funtesh (140,00 euro) për përpjekjet e tij në fushë.
Është e drejtë të thuhet se djali i tyre një vjeçar Axel do të bëjë një jetë shumë magjepsëse!
Khloe Kardashian (50.6 milionë funte/59.6 milionë euro) dhe Tristan Thompson (38 milionë funte/44.7 milionë euro)
Basketbollisti kanadez Tristan Thompson thuhet se ka një vlerë fitimesh prej 38 milionë funtesh (44.7 milionë euro), pasi ka fituar edhe një kampionat në NBA në vitin 2016.
Por fitimet e tij zbehen në krahasim me të dashurën e tij gjashtëvjeçare dhe nënën e fëmijës së tij, e cila është pjesë e një prej familjeve më të famshme dhe më të pasura në botë.
Falë serialit familjar “Keeping Up With the Kardashians” dhe bizneseve të tjera, Khloe Kardashian ka një vlerë fitimesh neto prej 50.6 milionë funte (59.6 milionë euro).
Gisele Bundchen (337.5 milionë funte/397.6 milionë euro) dhe Tom Brady (211 milionë funte/248 milionë euro)
Tom Brady është një qendërmbrojtës i futbollit amerikan për Tampa Bay Buccaneers dhe ka fituar pesë herë ‘Super Bowls’ dhe katër herë ‘Super Bowl MVP’.
Ai thuhet se fiton 37.5 milionë dollarë (31.7 milionë funte/27.3 milionë euro) në vit dhe vlen 211 milionë funte (248 milionë euro), por kjo nuk është asgjë në krahasim me gruan e tij supermodele prej 13 vitesh, Gisele Bundchen.
Bukuroshja mahnitëse me pamje sfiduese ndaj moshës ka qenë modele që nga vitet ‘90 për markën “Victoria’s Secret” dhe ka qenë shumë herë në kopertinën e “Vogue”. Ajo thuhet se ka një vlerë marramendëse fitimesh prej 337.5 milionë funte (397.6 milionë euro).
Frankie Bridge (11 milionë funte/12.9 milionë euro) dhe Wayne Bridge (7.6 milionë funte/8.9 milionë euro)
Kur Frankie Bridge u martua me burrin e saj futbollist, Waynen në vitin 2014, ajo tashmë kishte qenë pjesë e dy grupeve të muzikës pop, S Club Juniors dhe The Saturdays.
Ajo ka pasur hite të panumërta në ‘Top 10’ në Mbretërinë e Bashkuar me të dy grupet, dhe ka një vlerë fitimesh prej 11 milionë funtesh (12.9 milionë euro).
Pavarësisht se ka luajtur për Anglinë nga viti 2002 deri në vitin 2009, Wayne thuhet se ka një vlerë fitimesh rreth 7.6 milionë funte (8.9 milionë euro).
Pasuria e tyre e kombinuar ndihmohet nga fakti që ata të dy kanë konkurruar në spektaklin “I’m A Celebrity”!
Tiffany Watson (1.3 milion funte/1.5 milion euro) dhe Cameron McGeehan (900 mijë funte/një milion euro)
Ylli i “Made In Chelsea”, Tiffany Watson u martua me futbollistin Cameron McGeehan në maj të këtij viti.
Ajo dhe motra e saj Lucy Watson ishin tashmë nga një familje e pasur kur iu bashkuan spektaklit “E4”, por falë mbështetjeve të ndryshme të markave, Tiff tani ka një vlerë fitimesh prej rreth 1.3 milion funtesh (1.5 milion euro).
Ndërkohë Cameron, i cili e filloi karrierën e tij në Chelsea, tani luan për një ekip të ligës së Kategorisë së Parë, duke fituar 332,800 funte (391,000 euro) në vit.
Ai ende thuhet se vlen 975,520 funte (një milion euro) – për të cilën ne definitivisht nuk do t’i thonim jo!
Shakira (253.2 milionë funte/298.2 milionë euro) dhe Gerard Pique (67.5 milionë funte/79.5 milionë euro)
Shakira dhe futbollisti spanjoll Gerard Pique u ndanë tre muaj më parë pas 11 vitesh dhe së bashku kanë dy fëmijë – Milan, nëntë vjeç dhe Sasha, shtatë.
Por këngëtarja e hitit “Hips Don’t Lie” është fituese kur bëhet fjalë për bilancet e saj bankare, pasi ka grumbulluar rreth 253.2 milionë funte (298.2 milionë euro) falë karrierës së saj të suksesshme në muzikë.
Duke qenë pjesë e skuadrës që fitoi Kampionatin Botëror të vitit 2010 dhe Eurokupën 2012, Pique nuk ngelet gjithashtu keq për nga ana e fitimeve.
Ai thuhet se ka një vlerë fitimesh neto prej rreth 67.5 milionë funtesh (79.5 milionë euro).
Brooklyn Decker dhe Andy Roddick (niveli në 33.7 milionë funte/39.6 milionë euro)
Kampioni i tenisit Andy Roddick ka arritur në pesë finale të Grand Slam-it – dhe ka fituar kampionatin amerikan të vitit 2003.
Dhe ai fitoi sërish “arin” kur u martua me modelen Brooklyn Decker në vitin 2009.
Me tërheqjen e Andit nga tenisi në vitin 2012, Brooklyn ka fituar më shumë me paraqitjet e saj në filma.
Ajo është shfaqur në “Just Go With It, Friends” – dhe tani luan si ‘Mallory Hanson’ në hitin e Netflix, “Grace and Frankie”.
Pasuria e saj neto tani besohet se përputhet me të në 33.7 milionë funte (39.6 milionë euro).
Elisha Cuthbert (16.9 milionë funte/19.9 milionë euro) dhe Dion Phaneuf (2.5 milionë funte/2.9 milionë euro)
Aktorja Elisha Cuthbert luajti në “The Girl Next Door”, “Love Actually” dhe “House of Wax” përpara se të fillonte të takohej me lojtarin kanadez të hokejit, Dion Phaneuf, në vitin 2008.
Çifti u martua në vitin 2013 dhe kanë dy fëmijë së bashku, Zaphire, katër vjeç dhe një djalë të lindur në fillim të këtij viti.
Falë karrierës së filmit, ajo ka grumbulluar një pasuri të raportuar prej 16.9 milionë funtesh (19.9 milionë euro).
Ndërkohë, pavarësisht se ishte tre herë fitues i NHL All-Star dhe fitues i medaljes së artë për Kanadanë në Kampionatin Botëror të Hokejit të Akullit për meshkuj në vitin 2007, Dion thuhet se ka një vlerë fitimesh prej 2.5 milionë funtesh (2.9 milionë euro). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës
“Është budalla, e rrah gruaja”, Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s’kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike “Provocativo”
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore
Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri
Driloni në taka, merr “propozimin” nga Edi te këndi i Etna Group në Big Brother VIP Kosova
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje