Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, synon të thyejë një rekord të klubit kur të udhëheqë skuadrën e tij kundër Manchester United këtë fundjavë.

Xhaka dhe Sunderland do të përballen me “Djajtë e Kuq” në njërën nga vetëm dy ndeshjet e Ligës Premier që luhen të shtunën në orën 15:00, duke shpresuar të vazhdojnë formën pozitive me të cilën e kanë nisur sezonin e ri.


Gjashtë skuadrat e fundit që janë ngjitur nga Championship janë rikthyer menjëherë në ligën e dytë, por Sunderland, Leeds United dhe Burnley kanë treguar se mund të jenë më të qëndrueshme në sezonin 2025/2026.

Nën drejtimin e trajnerit Regis Le Bris, Sunderland ka regjistruar vetëm një humbje në gjashtë ndeshjet e para të kampionatit.

Ata kanë mposhtur West Ham United, Brentford dhe Nottingham Forest, si dhe kanë barazuar me Crystal Palace dhe Aston Villa.

Që nga fitorja në shtëpi ndaj Brentford më 31 gusht, Xhaka ka dhënë asistim në tre ndeshje radhazi. Nëse ndihmon me një tjetër asistim ndaj Manchester United, mesfushori shqipar dhe ish-lojtari i Arsenalit do të bëhej lojtari i parë i Sunderland që regjistron katër asistime radhazi që nga viti 1997.

I fundit që e arriti këtë ishte Chris Waddle, i cili iu bashkua Sunderlandit në mars të vitit 1997, më shumë se dy dekada pasi kishte bërë emër te rivalët e përbetuar, Neëcastle United.

Ai luajti vetëm shtatë ndeshje në kampionat me fanellën kuqebardhë, një shifër që Xhaka do ta barazojë nëse aktivizohet këtë fundjavë, por arriti të shënojë një gol dhe të japë asiste në ndeshjet kundër Nottingham Forest, Neëcastle, Liverpool dhe Middlesbrough.

33-vjeçari Xhaka iu bashkua Sunderlandit nga Bayer Leverkusen gjatë afatit kalimtar të verës dhe ka pasur një ndikim të madh te skuadra e sapongjitur në elitë./Telegrafi/

telegrafi sport app