Bodybuilder-i i njohur kosovar, Granit Kuleta, është shpallur sot (e martë) “Sportisti i Vitit” nga Federata e Bodybuildingut të Kosovës, në ceremoninë përmbyllëse vjetore të mbajtur në ambientet e "Hotel Sirius" në Prishtinë.

Ky çmim prestigjioz iu dha Kuletës në shenjë mirënjohjeje për sukseset e tij të jashtëzakonshme gjatë vitit 2024, duke i sjellë Kosovës krenari dhe njohje ndërkombëtare në arenën e bodybuildingut.


Gjatë vitit, ai ka triumfuar në disa gara ndërkombëtare, duke shfaqur përkushtim të jashtëzakonshëm dhe standarde të larta profesionale.

1a156b95 2b07 4315 8948 bdccb976c0ce

Në fjalën e tij pas pranimit të çmimit, Kuleta falënderoi Federatën e Bodybuildingut të Kosovës, trajnerët dhe mbështetësit e tij për përkrahjen e vazhdueshme.

Federata e Bodybuildingut të Kosovës vlerësoi gjithashtu rolin e Kuletës si një frymëzim për të rinjtë që synojnë të ndjekin këtë sport sfidues dhe plot disiplinë.

a9f04d28 01ba 45f0 8577 c36a229b2930

Çmimi “Sportisti i Vitit” pasqyron jo vetëm arritjet e tij sportive, por edhe dedikimin e tij për promovimin e një jete të shëndetshme dhe aktive.

Ceremonia përmbyllëse tërhoqi vëmendjen e shumë personaliteteve nga bota e sportit dhe komunitetit të bodybuildingut, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së sportistëve për të arritur majat në kompeticione ndërkombëtare. /Telegrafi/

telegrafi sport app