Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Blerim Grainca ka kërkuar nga autoritetet qeveritare që të ketë kontroll më të rreptë të tregut të vezëve. Ai, ka bërë thirrje që të mbrohen prodhuesit vendorë.
Ky reagim vjen pas publikimit të artikujve, ku në detaje është përshkruar mënyra se si importuesit po i deklarojnë vezët të cilat nuk janë për konsum dhe ato po shiten në markete.
Aikërkojë nga inspektorati i Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit (AVUK), që të bëjë kontrolle dhe të ndaloj një dukuri të tillë.
Sipas Graincës, prodhuesit vendor të vezëve i mbulojnë qind për qind nevojat e tregut vendor dhe se sipas tij nuk ka nevojë për import.
“Shtrohet pyetja si ka pasur mundësi që vezët që hynë për procesim të përfundojnë në treg. Shtrohet pyetja se a e ka kryer si duhet punën e tij inspekcioni që është përgjegjës për kontrollin e kualitetit në këtë rast që është AVU K-u. Me këtë institucion ne edhe në të kaluarën kemi pasur bukur shumë probleme. Ju e dini aferën e importit të grurit, misrit dhe gjërave të tjera. Që është një problem tjetër faturat e importit të cilat i ka dhënë shoqata thonë se këto vezë hynë me një çmim të deklaruar në doganë 3 centë e që është shumë, shumë më i ulët se sa kostoja e prodhimit vendor që është diku 7 centë. Tani shtrohet pyetja a është kjo faturë që dokumenton se këto vezë janë të kategorisë së dytë apo kemi të bëjmë me dokumentacion i cili është me ulje të vlerës së faturës vetëm për të pasur një evazion fiskal. Në këtë rast do të duhej që urgjentisht AVUK, inspektorati i tregut si dy institucionet që janë përgjegjëse për këtë temë të merren me këtë problematik sepse këto produkte që vijnë në këtë formë e dëmtojnë edhe buxhetin e shtetit edhe prodhimin vendor e mbi të gjitha e dëmtojnë shëndetin e konsumatorëve”, tha Grainca.
Grainca i ka rikujtuar Qeverisë që ka ndarë mjete për të mbrojtur prodhimet vendore e në të njëjtën kohë ato po lejohet të dëmtohen.
“Qeveria jonë, vendi ynë vetëm në tre vitet e fundit kanë ndarë rreth 800 mijë euro për rritjen e produkteve, gjegjësisht të prodhimit në këtë sektorë. Nëse ne kemi arritur që nivelin e prodhimit ta ngrisim në atë nivel sa të mbulojmë qind për qind nevojat vendore pse nuk po bëjmë diçka për ti ruajtur këto kapacitete edhe nga konkurrenca jo lojale dhe për ti stimuluar. Prandaj unë apeloj që MTI, inspektorati edhe AVUK përmes ministrisë së Bujqësisë ta ngrisin nivelin e përgjegjësisë dhe të tërheqin nga konsumi këto vezë të cilat në dokumentacion janë vezë për procesim dhe kanë përfunduar në treg për konsum…Problemi është edhe më i madh kur kemi me fakte se këta prodhues kur dëshirojnë të dalin në tregun e rajonit në tregun e vendeve fqinje ballafaqohen me probleme të jashtëzakonshëm. Në Republikën Shqipërisë e kanë të pamundur të eksportojnë vezë për arsye se ballafaqohen me një burokraci të jashtëzakonshëm të vendit fqinjë në këtë rast Shqipërisë , mos të flasim pastaj për Serinë dhe vendet tjera”, tha Grainca. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeskat e nikotinës nuk janë snus – Produkt pa duhan si një alternativë për duhanpirësit e rritur

Telegrafi Jobs - Shoku që ju shtyn përpara!

Nga ëndrra në realitet: Pse komplekset Linda 20, 21 dhe 22 janë zgjidhja e duhur për ju?

Ushqim i shijshëm dhe karrierë e re? Brendet e fuqishme Popeyes dhe Firehouse Subs hapin vende pune në Prishtinë!

SHBA nis tarifimin e mallrave nga Kosova

Mbi 180 mijë banesa bosh në Kosovë - megjithatë çmimi i tyre vazhdon të rritet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Hamasi sulmon Izraelin me "një breshëri raketash"

Egli Tako bën paralajmërim: Nëse nuk shpallem finaliste, do ta lë shtëpinë

Arrestimi i 16 serbëve, reagon Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit

“Edhe kësaj radhe triumfuam”, reagon drejtori i policisë në Gjakovë pas kapjes së serbëve

Barcelona dhe Liverpooli po përgatitin shkëmbimin e madh të yjeve në verë

Vetëvritet një 42-vjeçar në Suharekë, policia jep detaje