Grafite të reja në veri, Musliu: Kriminelët prorusë të Vuçiqit e Radoiçiqit po e kërcënojnë KFOR-in

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka bërë të ditur se grafite të reja kundër NATO-s janë shfaqur në veri të vendit.
Musliu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kujt i drejtohet ky mesazh.
“Si duket, tash kriminelët prorusë të Vuçiqit e Radoiçiqit po e kërcënojnë KFOR-in. Ky grafit vjen pas shumë grafiteve të tjera proruse në veri të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Musliu.
Postimi i plotë:Grafit i ri në veri të vendit: "NATO IS NAZI"? Çfarë mesazhi është ky? Kujt i adresohet ky mesazh? Kjo foto ka ardhur në adresë të Institutit OCTOPUS. Është e shkruar në Leshak, aty ku shumica janë serbë. Si duket, tash kriminelët prorusë të Vuçiqit e Radoiçiqit po e kërcënojnë KFOR-in. Ky grafit vjen pas shumë grafiteve të tjera proruse në veri të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/


































