Një grabitje ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, ku një person ka rënë viktimë e një sulmi të dhunshëm nga grabitës të armatosur.

Policia ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 08:30, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur afërsisht në orën 06:30.


Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se grabitësit, nën kërcënimin e armës dhe duke ushtruar forcë fizike, i kanë marrë viktimës një shumë të parave.

“Në koordinim me Prokurorinë përkatëse, hetuesit policor janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin”, ka deklaruar Ahmeti.

Për momentin nuk dihet shuma e saktë e parave të grabitura, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve janë në vazhdim./Telegrafi/