LAJMI I FUNDIT:

Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë

Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 15:00 ka marrë informatën për një grabitje të armatosur.

“Grabitja ka ndodhur në filialin e një banke që gjendet në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë .

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore.


Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se kjo grabitje është realizuar nën kërcënimin e armëve”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit që të gjithë maskuar, kanë grabitur një sasi të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë.

Aktualisht policia po punon me përkushtim për të identifikuar të dyshuarit dhe vendndodhjen e tyre. /Telegrafi/