LAJMI I FUNDIT:

Grabitja në Rinas, kush është ish-policja e shpallur në kërkim? (Foto)

Grabitja në Rinas, kush është ish-policja e shpallur në kërkim? (Foto)

Një ish-efektive e policisë është shpallur në kërkim si e dyshuar për supergrabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit, më 9 prill. Ajo është Edlira Bici, e cila dyshohet se është autorja që i ka vënë zjarrin furgonit që u gjet i djegur në Bathore, i braktisur pak pas grabitjes.

Dyshohet se ajo është përdorur për të tërhequr vëmendjen me mjetin e djegur, teksa autorët largoheshin. Mësohet se Bici ka qenë efektive e policisë në komisariatin e Kombinatit deri në vitin 2015 dhe më tej në atë të Vlorës, deri në vitin 2017.


Por ajo u lirua nga detyra, për shkak se dyshohet se ka bashkëpunuar në grabitjen e Rinasit, në vitin 2017 dhe që nga ajo kohë kishte humbur gjurmët. Dyshohet se Edlira Bici ka pasur njohje me Admir Murataj, i cili mendohet të jetë organizatori i grabitjes së fundit, por edhe asaj të para dy viteve.


Telefonata e kunatave që e tradhtoi Klement Çalën e grabitjes në Rinas
Lexo po ashtu Telefonata e kunatave që e tradhtoi Klement Çalën e grabitjes në Rinas

Grabitja e thasëve me para ndodhi pak para orës 15.00 të 9 prillit, në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës. Gjithçka brenda një kohe shumë të shkurtër, kur një automjet dyshohet me pesë persona në bord, theu derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, dhe iu afrua me shpejtësi avionit të linjës “Austrian Airlines”, ku sapo ishin ngarkuar për t’u transferuar jashtë vendit, paratë e disa bankave.

Grabitja në Rinas, kush ishte “Daja" nga Kosova me Admir Muratajn në grabitjen e miliona eurove
Lexo po ashtu Grabitja në Rinas, kush ishte “Daja" nga Kosova me Admir Muratajn në grabitjen e miliona eurove

Grabitësit hipën në barkun e avionit, në zonën e bagazheve, duke marrë prej andej sasitë e mëdha të parave.

Gjatë largimit nga aeroporti, ndërkohë që është dhënë alarmi për grabitjen, ata kanë hasur në një patrullë të Forcave të Ndërhyrjes së shpejtë, me te cilët ka patur dhe një shkëmbim zjarri. Një prej grabitësve Admir Murataj, gjatë të shkëmbimit të zjarrit, mbeti i vrarë me një plumb në kokë.

Deri tani arrestuar për grabitjen pesë persona të dyshuar, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Oltian Veseli, Saimir Çela dhe Elton Pikli. /Noa.al/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Lajme
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Shëndetësi
Kalo në kategori