Mjeshtër i grabitjeve të bankave, kështu është cilësuar Klement Çala, 31-vjeçari që dyshohet të ketë bashkëpunuar me Admir Murataj edhe në grabitjen e 9 prillit në aeroportin e Rinasit.
Emri i tij ka dalë gjatë hetimeve për ngjarjen që mori vëmendjen e të gjithëve, jo vetëm brenda kufijve. Vrasja dhe identifikimi i Murataj, bëri që policia të verifikojë emrat pranë tij dhe bashkëpunëtorët nga e kaluara.
Policia nisi vëzhgimin dhe dyshon se ish-polici me iniciale M.H., Aleks Pepa dhe Klement Çala kanë bashkëpunuar me Murataj edhe në grabitjen e fundit të miliona eurove nga një avion që do të udhëtonte drejt Austrisë. Por arrestimi i tyre kërkon prova, të cilat grupi hetimor po i verifikon nëse do i çojnë tek personat e dyshuar.
Aleks Pepa
Lidhja E Vjetër
Admir Murataj dhe Klement Çala kanë pasur njohje që në Greqi, ku edhe kanë bashkëpunuar në të kaluarën për grabitje të tjera. Në Shqipëri ai është shpallur në kërkim në vitin 2017, bashkë me Admir Muratajn, si të përfshirë në grabitjen e autoblindave me para në Qafë Kashar më 9 shkurt.
Bashkëpunimi i mëhershëm i tyre ka qenë në Greqi në vitin 2013, ku bashkë me Murataj grabitën 1 milion euro në Bankën Kombëtare Greke në qendër te qytetit të Larisës dhe është shpallur në kërkim që prej vitit 2013.
I arratisur nga burgu i Trikallas në 22 mars 2013, si pjesëtar i grupit prej 11 personash të Marjan Kolës, Klement Çala, u shpall menjëherë në kërkim nga policia greke.
Rreth orës 8:40 në mëngjesin e së enjtes të 16 majit 2013, Çala së bashku me një person tjetër, të dhënat e të cilit ende nuk dihen, kanë hyrë fillimisht si klientë në bankë dhe më pas nën kërcënimin e armëve të tipit ‘Kallashnikov’ kanë grabitur rreth 1 milion euro. Ata kanë ikur nga vendi i ngjarjes përmes një dritareje.
Pak orë pas grabitjes është gjetur një makinë e djegur në zonën e Larisës, e cila ishte raportuar si e vjedhur që prej 17 tetorit, të 2011 në Athinë. Skenari duket i ngjashëm me grabitjet e transfertave bankare Tiranë-Rinas.
Çala ishte identifikuar si autor i plagosjes së një efektivi të policisë greke dhe vrasjes së një qytetareje të pafajshme gjatë shkëmbimit të zjarrit me trupat e policisë. Policia greke kishte gjetur gjurmë ADN-je të Klement Çalës në furgonin e bardhë të vjedhur në Korinth, me të cilin të arratisurit nga burgu i Trikalasë kishin tentuar t’i shpëtonin arrestimit.
Më 29 qershor 2015, Klement Çala, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Vlorës. Policia lokale finalizoi me sukses operacionin “Streha e fundit”, ku u bë i mundur arrestimi i 29-vjeçarit Çala banues në Elbasan, si edhe i një 31-vjeçari tjetër të shpallur në kërkim.
Në momentin e ndalimit Çala po lëvizte në lagjen “24 maji” me automjetin e tij tip “Benz” me targë, AA 447 KO. Ai ruajti gjakftohtësinë dhe tentoi t’i shmangej arrestimit duke u paraqitur me emrin Semir Koca. Për këtë identitet ai dispononte edhe një pasaportë dhe një kartë identiteti, që i përkisnin Republikës së Kosovës. Pas verifikimeve me policinë e Kosovës rezultoi se ishte identitet i rremë.
Përveç akuzave të autoriteteve greke që e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra penale, pjesëmarrje në organizatë kriminale, mbajtje armësh dhe e materialeve shpërthyese, grabitje me armë, vrasje dhe vrasje e mbetur në tentativë ndaj punonjësve të policisë etj, Çalës iu shtuan dhe akuzat e reja pas arrestimit nga policia e Vlorës.
Nuk dihen ende rrethanat, por pas vetëm tre muajsh Çala është liruar nga burgu ndërsa për të ishte lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti. Nuk dihet se si mundi, Klement Çala të dilte nga burgu duke pasr një numër kaq të madh akuzash mbi shpinë.
Më 16 dhjetor 2016, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur dosjen hetimore dhe ka dërguar për gjykim një nga të arratisurit nga burgu i Trikallas në Greqi në mars të vitit 2013, si pjesë e grupit të Marjan Kolës.
Shtetasi Klement Çala akuzohet për disa vepra penale, si ajo e “vrasjes me dashje të punonjësit të policisë”, mbetur në tentativë, dy herë, si edhe për veprat penale të krijimit të organizatës kriminale, largimit nga burgu dhe armëmbajtje pa leje”.
Akuza e fundit për Klement Çalën dhe e shkuara e tij kriminale e bëjnë atë një person me rrezikshmëri të lartë. /BalkanWeb/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Muzeu krishtero-mysliman në Manastir, Mexhiti: Ata që e kanë marrë një vendim të tillë tash po e problematizojnë
Bislimi në Varshavë takoi ministrin e Plonisë për Bashkimin Evropian të Polonisë
Era e fortë rrëzon disa pemë në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje