LAJMI I FUNDIT:

Grabitja në Aeroportin e Rinasit, përfundon ekspertiza e veturës së djegur

Grabitja në Aeroportin e Rinasit, përfundon ekspertiza e veturës së djegur

Vetura e djegur në fshatin Dritas nga grabitësit e miliona eurove në Aeroportin e Rinasit, i është nënshtruar ekspertizës në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Policia zhvendosi automjetin e djegur ndërsa mësohet se në brendësi të tij nuk u gjetën gjurmë biologjike të ndonjë personi.

Deri tani, e vetmja provë e hetuesve mbetet automjeti me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, i cili u përdor për të lëvizur bllokun e betonit të vendosur para derës së hyrjes së emergjencës së Aeroportit.

Gjithçka çfarë ka ndodhur brenda 300 sekondash, publikohen pamjet 3D të grabitjes në Aeroportin e Rinasit
Lexo po ashtu Gjithçka çfarë ka ndodhur brenda 300 sekondash, publikohen pamjet 3D të grabitjes në Aeroportin e Rinasit

Policia mësohet se ka nisur të verifikojë në disa servise makinash, për të mësuar se ku mund të jetë modifikuar shasia e mjetit, të cilit i ishte vendosur një shinë treni, për të bërë të mundur lëvizjen e bllokut të betonit.


Gjithashtu, po verifikohen edhe disa biznese private të reklamave ku mund të jetë printuar logo “Hetimi Tatimor” i ngjitur në furgon. Është kërkuar edhe informacion mbi vendin ku është porositur maska e përdorur nga Admir Murataj gjatë grabitjes, i cili mbeti i vrarë, pak metra pas grabitjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori