LAJMI I FUNDIT:

Grabitja e armatosur në një bankomat në Ferizaj, të dyshuarit me lëndë plasëse kishin shpërthyer bankomatin – kanë qëlluar edhe me AK-47

Grabitja e armatosur në një bankomat në Ferizaj, të dyshuarit me lëndë plasëse kishin shpërthyer bankomatin – kanë qëlluar edhe me AK-47

Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje lidhur me grabitjen e armatosur në Ferizaj, që kishte ndodhur në afërsi të pikës së karburanteve “Hib Petrol”, në bankomatet që ndodhen aty.

Policia e Kosovës në raporti 24-orësh rastin e ka cilësuar si vrasje në tentativë, ku të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të patrullës policore.

“Ferizaj  03.11.2023 – 04:44. Raportohet se nga persona të dyshuar të panjohur me lëndë plasëse është shpërthyer bankomati i një banke private, si dhe janë dëmtuar edhe dy bankomatë tjerë, ku të dyshuarit kanë tentuar të grabisin para”, thuhet në raport.


“Si në filma”, publikohet videoja e grabitjes së armatosur në një bankomat në Ferizaj - shkëmbim zjarri mes grabitësve dhe Policisë   
Lexo po ashtu “Si në filma”, publikohet videoja e grabitjes së armatosur në një bankomat në Ferizaj - shkëmbim zjarri mes grabitësve dhe Policisë   

Pas intervenimit të njësive policore të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të patrullës policore, ku vetura zyrtare është qëlluar disa herë dyshohet nga arma AK 47.

Gjatë intervenimit edhe zyrtarët policorë kanë shtënë me armë zyrtare në drejtim të dyshuarve.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur me një veturë. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori