LAJMI I FUNDIT:

Grabit me armë pompa e derivateve kapet brenda pak kohe

Grabit me armë pompa e derivateve kapet brenda pak kohe

Një grabitje ka ndodhur rreth orës 05:53 në autostradën Vlorë-Fier, në mbikalimin e Novoselës një person i maskuar me kapuç në kokë dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit – Automatik, ka marrë me forcë një sasi parash prej 24.000 lekë të rinj dhe është larguar.

Menjëherë shërbimet e policisë me marrjen e njoftimit janë shpërndarë në terren, duke kontrolluar jo vetëm akset rrugore por edhe krehjen e zonës përreth derisa ranë në gjurmët e autorit dhe bënë të mundur kapjen e tij brenda një kohë shume të shkurtër.

I fshehur nëpër shkurre midis fshatrave Aliban-Akërni, kapet dhe arrestohet në flagrancë autori i ngjarjes, shtetasi:
Mariglen Miftaraj, 27 vjeç, banues në fshatin Plashnik, Berat, raporton Tch.


Nga hetimet intensive të kryera, u bë zbulimi dhe dokumentimi i një ngjarje tjetër, konkretisht ky shtetas para se të kryente grabitjen në fjalë, rreth orës 00:40 të mëngjesit të sotëm, në të njëjtat kushte ka vjedhur edhe një karburant tjetër brenda Novoselës në pronësi të shtetasit Y.B, ky dyshohet se ka marrë një sasi parash prej 3.000 lekë të rinj.

Kapja e tij në flagrancë është shoqëruar edhe me sekuestrimin e materialeve si më poshtë:

– Armë zjarri Automatik – Kallashnikov
– Kapuçi, që përdori për maskim
– Një sasi parash prej 27.000 lekë të rinj dhe 150 euro.

Kryhen veprimet e tjera proçeduriale në lidhje me ngjarjen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Kalo në kategori