Gota verore me fara chia dhe boronica – e lehtë, e shijshme dhe e shëndetshme
Është ideale për kafjall për shkak të energjisë të cilën e jep, por mund të jetë edhe mesracion dhe desert…
Chia është shumë e shëndetshme dhe ideale për fillim të ditës, sepse jep energjinë e nevojshme, por nuk krijon ndjenjën e rëndesës në stomak.
Mund ta kombinoni me pemë të ndryshme – propozimi ynë këtë herë janë boronicat e mrekullueshme plot me vitaminë C, transmeton Telegrafi.
Përbërësit e nevojshëm për dy persona:
– 4 lugë fara chia;
– 250 ml jogurt;
– 2 lugë mjaltë;
– 100–150 gr boronica.
Përgatitja:
Farat e chias qitni në dy enë të ndara, në secilën gjysmë shtoni gjysmën e jogurtit dhe mjaltin, përzieni mirë, mbuloni me folie dhe lini në frigorifer që qëndrojnë së paku një orë.
Gjysmën tjetër të boronicave qiteni në blender, deri sa të bëhet ngjashëm me xhemin apo kremin.
Merrni gotat me fund të gjerë dhe qitni një radhë fara chia, një radhë krem boronice – kështu vazhdoni dy herë.
Në majë qitni mbetjen e boronicave të freskëta në gjithë sipërfaqen e gotës.
Tretjen mund ta përgatitni edhe në mbrëmje dhe ta lini të qëndrojë gjatë natës në frigorifer dhe ta hani në mëngjes për kafjall apo si mesracion.
Vërejtje: Chia thith mjaft lëngje, prandaj nëse ju duket që masa është tepër e dendur, lirisht mund t’i shtoni edhe pak jogurt apo ta bëni më të hollë me qumësht bajameje dhe qumësht kokosi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrekë e gjelbër e pjekur në furrë: E lirë, e shijshme, dietale, e shkëlqyeshme!
Lakror misri me hithra
Brokoli me djathë e vezë përgatitet për 10 minuta: Do ta adhuroni këtë racion!
Nuk ka drekë më të shëndetshme se mishi i peshkut!
Ëmbëlsirë për të sëmurët me diabet: Kafshata të ëmbla me të cilat të gjithë kënaqen!
Recetë origjinale për mbretëreshën e sofrës së festës së Bajramit – bakllavanë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin