LAJMI I FUNDIT:

Google do të prezantojë përditësime të mëdha të Inteligjencës Artificiale në eventin I/O

Google do të prezantojë përditësime të mëdha të Inteligjencës Artificiale në eventin I/O

Eventi I/O i Google do të mbahet më 10 maj dhe një raport i ri i CNBC-s mund të ketë zbuluar vetëm disa nga përditësimet kryesore të fokusuara në AI-s që do të prezantohen në konferencë.

Një komponent i madh do të jetë një Model i ri i Madh i Gjuhës (LLM), që quhet PaLM 2, të cilin CNBC e përshkruan si një LLM “për përdorim të përgjithshëm” që është “më i fundit dhe më i avancuari” i Google, transmeton Telegrafi.

Ky model LLM me sa duket ka kryer “një gamë të gjerë testesh kodimi dhe matematike, si dhe teste dhe analiza të shkrimit krijues”, sipas CNBC, kështu që nuk do të ishte habi të shihje që Google të prezantonte këto kapacitete. (PaLM-ja e parë u njoftua në prill të vitit 2022, muaj përpara ‘kaosit’ të fundit të AI-s të nxitur nga aplikacione si ChatGPT.)


CNBC raporton se Google do të prezantojë gjithashtu “përvoja gjeneruese” për kërkimin dhe Bard-in, chatbot-in e tij të fuqizuar nga AI që ai e lansoi si një eksperiment në mars, duke përfshirë zgjerimin e Bard në gjuhët japoneze dhe koreane.

Për momentin, Bard është i disponueshëm vetëm në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Dhjetë detajet që duhet t'i dini para se të bleni një iPhone 16e

Dhjetë detajet që duhet t'i dini para se të bleni një iPhone 16e

Teknologji
Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Teknologji
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Kalo në kategori