Google dhe Samsung sjellin Nexus 10 inç?

Sipas Cnet, të cilët kanë marrur disa informata prej Richard Shim nga NDP Display Research, Google Nexus tablet do të ketë rezolucion më të madh se iPad i ardhshëm i Apple.
Sipas thashethemeve, thuhet se pajisja Nexus do të ketë ekran me rezolucion 2,560x1600 me 229 ppi dhe pritet që pajisja e re të ketë çmim më të lartë se Nexus 7, kësaj here më afër çmimeve të iPad të Apple.
Nuk ka detaje rreth datave të lansimit nga dy kompanitë të produktit 10 inçësh, i cili mund të thirret Nexus 10. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































