LAJMI I FUNDIT:

Golf dyshin nuk e ndal as rrethoja, bie mbi Volkswagen Polo në Gjilan

Golf dyshin nuk e ndal as rrethoja, bie mbi Volkswagen Polo në Gjilan

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Gjilan, si pasojë e ngathtësisë së shoferit të veturës “Golf 2”.

Në foton e publikuar nga Radio Star, shihet një veturë e tipit “Golf 2” e cila ka kaluar rrethojat e parkingut të Qendrës Tregtare “Calabria” në Gjilan dhe ka rënë përmbi një veturë tjetër të tipit Volkswagen Polo, e parkuar poshtë këtij parkingu, shkruan Telegrafi.


Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, në këtë vetaksident vozitësja e “Golf 2” ka pësuar lëndime të lehta trupore.