Gold AG vjen me një këngë të re

Rap-artisti i njohur shqiptar, Gold AG, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Kadal se k’tu ka hasjan” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti e muzika është realizuar nga vet këngëtari me orkestrim nga Wirusi.

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit të njohur, MProduction.

Kënga e plotë tashmë ndodhet në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Arian Agushit (emri i vërtetë).

I njëjti ka premtuar disa këngë e bashkëpunime, të cilat do t’i lansojë deri në fund të këtij viti.
Gold AG vlen të ceket se trajton tema të ndryshme përmes këngëve të tij. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































