Arian Agushi i njohur me emrin e artit si Gold AG ditën e sotme (e martë) feston ditëlindjen e 34-të.

Me këtë rast, ai ka pranuar dedikime të shumta dhe mjaft të veçanta nga miqtë, kolegët dhe fansat që mban në rrjetet sociale.


Një të tillë e mori edhe nga tashmë bashkëshortja e tij, doktoresha e estetikës Ermira Shkodra.

dr.ermirashkodra 116337125 176195237277600 1123194865466298343 n Ermira Shkodra (Foto: Instagram)

Kjo e fundit përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në InstaStory ka shprehur dashurinë ndaj partnerit të saj.

“Urime ditëlindjen dashuri”, kanë qenë fjalët e saj.

Ndërkohë reperi nga Presheva në postimin e ndarë me fansat shkroi, “28 KORRIK 1986 #34”, duke treguar se sot kremton ditën e tij të lindjes.

Theksojmë që Gold AG me bukuroshen nga Gjilani kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë një muaj më parë. /Telegrafi/