LAJMI I FUNDIT:

Golat me goditjet më të shpejta në Kampionatin Botëror: Chavez i pari, në mesin e tyre edhe Ronaldo e Kane

Golat me goditjet më të shpejta në Kampionatin Botëror: Chavez i pari, në mesin e tyre edhe Ronaldo e Kane

Kemi ardhur në fund të Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’, një kampionat spektakolar i cili është zhvilluar për herë të parë në stinën e dimrit.

Nuk kanë munguar befasitë dhe rezultatet interesante, derisa për trofeun e çmueshëm do të diskutojnë në finalen e madhe Argjentina dhe Franca të dielën pasdite.

Nuk kanë munguar golat e jashtëzakonshëm në këtë botëror, por golin me goditjen më të shpejtë deri më tani e mbanë Luis Chavez i Meksikës.


Mesfushori 26-vjeçar realizoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë në xhiron e tretë ndaj Arabisë Saudite me një goditje e cila mbërriti shpejtësinë në 121,6 km në orë.

Vendin e dytë e mbanë sulmuesi i Japonisë, Ritsu Doan që realizoi një gol të bukur ndaj Gjermanisë me një goditje prej 120 km në orë.

E pozita e tretë i takon sulmuesit gjerman Nicklas Fullkrug që realizoi gol ndaj Spanjës me shpejtësi prej 118 km në orë.

Në pozitën e katërt është Cristiano Ronaldo ku me golin e shënuar ndaj Ganës goditja e tij arriti shpejtësinë prej 117,3 km në orë.

Ndërkohë goli i Harry Kane ndaj Senegalit ka arritur një shpejtësi prej 115,8 km në orë duke u renditur i pesti në këtë Kupë të Botës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagimi i ashpër i Ronaldos kur pa sozinë e tij: Nuk je si unë, je shumë i shëmtuar

Reagimi i ashpër i Ronaldos kur pa sozinë e tij: Nuk je si unë, je shumë i shëmtuar

Ligat tjera
19-vjeçari i ndjerë, i cili u rrit për t'u bërë ish-kampion evropian, foli me nënën e tij dhe i tha se po vdiste

19-vjeçari i ndjerë, i cili u rrit për t'u bërë ish-kampion evropian, foli me nënën e tij dhe i tha se po vdiste

Ligat tjera
UEFA publikon katër ekipet më të shtrenjta në botë – vendi i parë do t’iu shokojë

UEFA publikon katër ekipet më të shtrenjta në botë – vendi i parë do t’iu shokojë

Ndërkombëtare
Trump fillon organizimin e Kupës së Botës duke i dhënë vetes një rol të rëndësishëm

Trump fillon organizimin e Kupës së Botës duke i dhënë vetes një rol të rëndësishëm

Përfaqësueset
Parashikimi i Carlo Ancelottit se kush e fiton Scudetton - përjashton dy skuadra që janë në top formë

Parashikimi i Carlo Ancelottit se kush e fiton Scudetton - përjashton dy skuadra që janë në top formë

Serie A
Ancelotti vihet përballë pyetjes së vështirë se kush e fiton Ligën e Kampionëve – përmend tri skuadra

Ancelotti vihet përballë pyetjes së vështirë se kush e fiton Ligën e Kampionëve – përmend tri skuadra

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori