Në prag të ciklit të ri të ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian, 'Euro 2020', është publikuar kënga që i dedikohet skuadrës sonë.

"Gol duam gol” është titulli i kësaj kënge që është realizuar në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës, tifozët e Përfaqësueses "Dardanët” dhe '#BordineBordëve' - thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e RRecords në Facebook.


Ky është versioni me tekst i këngës, ndërsa videoklipi zyrtar xhirohet me datë 25 mars, gjatë ndeshjes Kosovë - Bullgari në stadiumin "Fadil Vokrri" .

Jehona Lumi dhe Florent Abrashi interpretojnë në këtë këngë që është realizuar nga Rinor Ukimeri (RRecords).

Organizator i projektit është Emir Krasniqi, ndërsa është një ripërpunim i këngës së grupit “Lindja”. /Telegrafi/