LAJMI I FUNDIT:

Goditja e 7 grupeve kriminale në Tiranë – gjykata tërhiqet për shpalljen e vendimit ndaj 9 të arrestuarve

Goditja e 7 grupeve kriminale në Tiranë – gjykata tërhiqet për shpalljen e vendimit ndaj 9 të arrestuarve

Gjykata e Posaçme (GJKKO) është tërhequr për shpalljen e vendimit për njohjen me masat e sigurisë për 9 personat e arrestuar gjatë megaoperacionit të SPAK, ku u goditën 7 grupe kriminale.

Dolën sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë Naim Stafuka, Armando Ndreca, Robert Laçi, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Deivis Bajramaj, Drianto Bardhi dhe Miri Bruli.

Operacioni i SPAK, ku u goditën disa prej grupeve më të rrezikshme kriminale në vend, u shtri në 6 qytete të vendit, ku u lëshuan 50 urdhërarreste, 14 prej të cilëve u ekzekutuan në Shqipëri dhe 6 jashtë vendit. 30 persona janë shpallur në kërkim.


Gjatë këtij operacioni u sekuestruan në total 4.5 milion euro, ku përfshiheshin 3 milion Euro cash, sasi të konsiderueshme floriri dhe bizhuteri të shtrenjta, ora të markave të shtrenjta me një vlerë të përafërt prej 500.000 Euro, automjete luksoze, nga të cilat 5 të blinduara me vlerë mbi 500,000 Euro.

Gjatë hetimeve SPAK ka mundur të zbardhë një sërë ngjarjes kriminale, vrasje dhe atentate ku përfshihen emra të njohur të krimit. Hetimi ka nxjerrë në pah se, këto grupe kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma të mëdha parash me qëllim realizimin e vrasjes të kundërshtarëve të tyre./rtsh.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori