Një grua e paidentifikuar nga Zimbabve është rrëzuar për toke pasi është goditur nga vetëtima.

Derisa në mot me rrufe kërkohet të mos bartet çadër dhe ndalohet qëndrimi nën pemë, ajo i ka bërë pikërisht këto dy gjëra, transmeton Telegrafi.


Derisa po ecte nën një pishë me çadrën e hapur në dorë, ajo është bërë viktimë e një zbrazje elektrike.

Megjithatë, fuqia e kësaj shkrepje nuk ka qenë e fortë dhe ajo ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz. /Telegrafi/